Gentian Bejtja, Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu

Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, Apeli lë në burg Edison Haxhiun dhe Ilir Beqarajn

9 Prill, 17:29| Përditesimi: 9 Prill, 17:43

  • Share

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, të akuzuar si të përfshirë në atentatin ndaj Gentian Bejtjas brenda serës në oborrin e shtëpisë në Larushk të Fushë-Krujës. Të arrestuarit kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi”, por Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Beqaraj, i cili mbante dhe dy mbiemra të tjerë, Brahimi apo Mançellari, është personi që ka transportuar 4 atentatorët e Bejtjas nga vendi ku u dogj makina e parë “Land Rover Discover” në fshatin Hasan, në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, devijuan djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe iu drejtuan fshatit Bubq, Krujë.

Hetuesit tashmë janë të bindur se nuk ka qenë ai në grupin e qitësve që gjetën hapur derën kryesore të oborrit dhe realizuan vrasjen. Burimet bëjnë me dije se Ilir Beqaraj mbërriti me makinën “Golf” pa targa në anën e pasme një minutë pasi autorët kishin kishin djegur automjetin. E njëjta makinë, tashmë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore, mund të zbardh detaje interesante mbi ngjarjen.

Edison Haxhiu rezulton të jetë pronari i “Golfit”,  ndërsa deri tani për të akuza është për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, por nuk i dihet më shumë për përfshirjen e tij.

Gentjan Bejtja u vra me më shumë se 30 plumba pasditen e 15 marsit, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht derdhën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan.  Në drejtim të 43-vjeçarit Bejtja është qëlluar nga 3 kallashnikovë, kjo tashmë e provuar edhe nga rezultatet e ekspertizës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?