Florenc Çapja

Kronikë

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, arrestohet në Dubai Florenc Çapja?

30 Maj 2021, 08:13| Përditesimi: 30 Maj 2021, 12:47

  • Share

Florenc Çapja, autori që dyshohet se ka urdhëruar ekzekutimin  e Gentian dhe Nezir Beqirit, mund të jetë arrestuar në Dubai. Florenc Çapja është shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit.

Lajmi i arrestimit është perhapur në media te ndryshme, por nga informacione të Report Tv deri tani nuk ka ardhur përmes Interpolit asnjë konfirmim zyrtar në Tirane. Në muajin mars ka qarkulluar edhe një herë një informacion i tillë, por nga verifikimi i gjurmëve të gishtave ka rezultuar që personi i ndaluar në Dubai athere nuk ishte Florenc Capja

Të fortët e botës së krimit shpesh kanë si destinacion Dubain pasi nga aty nuk mund të ekstradohen pasi vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi,

Ndërkohë që në burg për vrasjen e dyfishtë, në pritje të përfundimit të hetimeve, është xhaxhai i Florenci, Ardian Çapja. Pak muaj më parë SPAK bëri përpjekje për ekstradimin e anëtarit të bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj, i arrestuar në Dubai, por nuk ia doli. Disa javë pas arrestimit ai u la i lirë.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Gentian dhe Beqir Neziri

Komento

Komente

  • free: 30/05/2021 10:54

    prandaj shkonin rrockat me pushime te shkurtra ne Dubai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?