Vrasja e George Floyd, Minneapolis dëmshpërblen me 27 milion dollarë familjen e tij

13 Mars 2021, 09:29| Përditesimi: 13 Mars 2021, 16:01

  • Share

Minneapolis do të dëmshpërblejë familjen e George Floyd prej 27 milion dollarësh, amerikanit me ngjyrë të paarmatosur, vdekja e të cilit majin e vitit të kaluar shkaktoi protesta në të gjithë botën.

Vëllai i George Floyd, Philonise Floyd, në një deklaratë tha: “Unë falënderoj shtetin e Minneapolis për mbështetjen. Vëllai im nuk është këtu, por është me mua në zemrën time. Nëse do ta riktheja atë në jetë, do t’i ktheja mbrapsht të gjitha këto para.

“Unë e di që ai është me ne, dhe e di që ne tani kemi mundësinë për të financuar komunitetet afro-amerikane me të ardhura të ulëta.”

“Pra, një gjë që bota duhet ta dijë. Amerikë, ne kemi nevojë të shërohemi, ky komb ka nevojë për shërim. Familja jonë ka nevojë për shërim,” tha Floyd në fjalët e tij para një turme mbështetësish.

George Floyd vdiq në 25 maj 2020, pasi ish-polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për 8 minuta gjatë arrestimit,  për gjoja përdorimin e një fature të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan lokal. George Floyd tha se ai nuk mund të merrte frymë më shumë se 20 herë para se të vdiste. Avokatët e familjes thanë se pamjet krijuan "kërkesë të pamohueshme për drejtësi dhe ndryshim". Avokatët e familjes Floyd ngritën një padi civile një muaj më vonë, në qershor të vitit 2020.

Ish-oficeri po përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë dhe nëse shpallet fajtor për të gjitha pikat, ai mund të përballet me një dënim maksimal prej 65 vjet burg.

Tre oficerët e tjerë të përfshirë në vdekjen e Floyd - J Alexander Keung, Tou Thao dhe Thomas Lane - u akuzuan për ndihmën në vrasje dhe do të gjykohen veçmas më vonë këtë vit.

Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë SHBA-në dhe vende të tjera të botës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?