Irani nuk do t'i përmbahet më asnjë prej kufizimeve të vendosura nga marrëveshja bërthamore në 2015-ën duke vazhduar pasurimin e uraniumit. Në një deklaratë zyrtare Teherani thotë se nuk do të kufizohet më.
Përshkallëzimi i situatës vjen pas tensioneve të krijuara pas vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga SHBA në Bagdad. Por cfarë parashikonte marrëveshja e 2015, që Irani tashmë nuk e njeh më? Irani ra dakord të kufizojë aktivitetet bërthamore dhe të lejojë inspektorët ndërkombëtarë në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.
Presidenti amerikan Donald Trump e braktisi marrëveshjen në vitin 2018, duke thënë se ai dëshironte të detyronte Iranin të negociojë një marrëveshje të re që do të vendosë frenime të tjera më të forta në programin bërthamor dhe gjithashtu të ndalonte zhvillimin e raketave balistike.
Irani nuk pranoi dhe që prej asaj kohe gradualisht po u tërhiqte nga angazhimet sipas marrëveshjes.Më parë sot, deputetët irakiane miratuan një rezolutë që kërkonte që trupat e huaja të largoheshin nga vendi pas vrasjes së Soleimani në një sulm me dron në aeroportin e Bagdadit të Premten. Rreth 5,000 ushtarë amerikanë janë në Irak si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit të Shtetit Islamik.
Lajmi kryesor: