Politikë

Vrasja e gjeneralit iranian, PD: Mbështesim SHBA-në, që goditi arkitektin e aktiviteteve terroriste

3 Janar 2020, 16:49| Përditesimi: 3 Janar 2020, 16:54

  • Share

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar pasi raketat amerikane shkatërruan autokolonën duke vrarë Qassim Soleimanin, figurën më të rëndësishme ushtarake të Republikës Islamike të Iranit. PD-ja thotë se mbështet SHBA-në në luftë kundër terrorit. Sipas selisë blu, vendimi i Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi.

"Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes" shkruan Partia Demokratike.

Raketat amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të  aeroportit komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani. Sulmi amerikan ka shkaktuar reagime të forta nga Teherani.

Komento

Komente

  • O Lul: 04/01/2020 13:24

    Edhe une ta mbeshtes ty o Lul shalengjitur patjeter edhe Berishes por tyten e pushked kur do jua mbeshtes Amerika?

    Përgjigju
  • O tej: 03/01/2020 22:42

    Birisha terroristi kur do kallet?

    Përgjigju
    • Hej: 04/01/2020 13:19

      Berisha nuk kalket se eshte topmu.. e mu... nuk ndez

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?