Por Vrasja e gjeneralit iranian nuk është një lojë për vetë SHBA dhe Iranin.
Pas tre ditësh heshtjeje dhe deklarata të përgjithshme, ka nisur të shfaqet qëndrimi i parë i qartë europian mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, pas vrasjes nga ana e SHBA të gjeneralit iranian Qassem Soleimani.
Europa është e shqetësuar për situatën shpërthyese që është shfaqur në Gjirin Persik.
Josep Borrel ka kërkuar të lehtësohet tensioni dhe i ka dërguar një mesazh në Twitter Ministrit të Jashtëm iranian Javad Zarif duke e këshilluar Iranin të mos bëjë lëvizje të rrezikshme. Borreli gjithashtu ftoi Zarifin në Bruksel të diskutojë gjithashtu për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Teheranin.
Për Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar lufta nuk është në interes të askujt dhe palët duhet të ulin armët dhe të nisin dialogun.
Lajmi kryesor:
Teheran, miliona njerëz i japin lamtumirën gjeneralit të vrarë, ofrohen 80 milion dollarë për 'kokën' e Trump
/G.M./ReportTv.al