Kronikë

Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit në Lezhë/ Gjendet ‘Porsche’-i i djegur i 4 autorëve! 2 prej tyre qëlluan me breshëri plumbash! Pistë hetimi hakmarrja

18 Prill, 09:19| Përditesimi: 18 Prill, 21:56

  • Share

Gjovalin Prendi qëndronte në tavolinë me një mik, në lokalin e tij në fshatin Pllanë të Lezhës kur dy persona të maskuar e qëlluan me breshëri automatiku. 64-vjecari humbi jetën në vend ndërsa plumbat nuk preken asnjë klient të lokalit...

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se në atentatin e së enjtes mbrëma kanë marrë pjesë 4 persona të maskuar që kanë lëvizur me fuoristradë "porsche".

Makina ka ardhur nga Miloti, ka hyrë në parkimin e lokalit. Dy persona kanë qëndruar në makinë dhe dy të tjerë kanë marrë pjesë ne ekzekutim. Pas vrasjes makina është larguar sërish përgjatë Urës së Matit në drejtim të Milotit, nga ku autoret kanë humbur gjurmët.

Paraditen e së premtes makina u gjet e djegur në fshatin Fushë Gjorm të Kurbinit jo shumë larg Pllanës. Ekspertet e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur me shpresën e gjetjes së provave.

Burime nga Policia e Lezhës bëjnë më dije se janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, dëshmitarë okularë dhe familjarë të Gjovalin Prendit por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për identifikimin e autoreve.

Gjovalin Prendi nuk kishte precedentë ndaj hetimet janë përqendruar tek hasmëritë e të birit, Sidorel Prendi me emrin e ndryshuar Roan Brahimi. Ai është ekzekutuar në atentat mafioz në Athinë në muajin maj të vitit 2024, ngjarje ende e pazbardhur.

Ora 11:46
I shkrumbuar totalisht, gjendet i djegur mjeti i autorëve që ekzekutuan babanë e Roan Brahimit në Lezhë (VIDEO)

Gjendet i djegur mjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë. Mjeti, i shkrumbuar totalisht, është gjetur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm në Lezhë.

Mjeti është gjetur rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali. Ekspertet e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur për të zbardhur ndonjë detaj nga kjo ngjarje e rëndë.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?