Makina e autorëve e gjetur e djegur dhe viktima Gjovalin Prendi

Kronikë

Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, makina ‘Land Rover’ e autorëve rezulton e vjedhur në Peqin më 13 mars të këtij viti

20 Prill, 17:13| Përditesimi: 20 Prill, 20:00

  • Share

Makina e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendi në Lezhë rezulton e vjedhur në Peqin në 13 mars të këtij viti.

Hetuesit vijojnë të kërkojnë detaje për atentatin ndaj babait të Roan Brahimi, i ekzekutuar në Athinë në 9 maj 2024, person i skeduar për disa ngjarje kriminale. Makina e vjedhur u gjend e djegur në fshatin Gjormë.

Dyshohet se autorët ishin 3 persona, dy zbritën nga makina dhe qëlluan 64-vjeçarin në lokalin e tij në Pllanë të Lezhës. Në bar kafe ndodhej edhe bashkëshortja e viktimës, por ajo ka heshtur para hetuesve për autorët.

Pas vrasjes në Lezhë, në Tiranë u shënua një tjetër atentat me 4 të plagosur dhe hetuesit dyshojnë se dy ngjarjet kriminale kanë një pistë, hakmarrje ndaj familjarëve të Roan Brahimit.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?