Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, fëmijët refuzojnë përballjen me babain

27 Shtator 2018, 15:46| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 15:57

  • Share

Dy fëmijët e mitur të gjyqtares Fildez Hafizi të vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, refuzojnë të përballen me babain e tyre në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Me anë të një kërkese në seancën e kësaj të enjte, ku ata ishin thirrur si dëshmitarë, ata refuzuan të ishin të pranishëm me argumentin se ndodheshin në shkollë në këtë orar dhe s’duan të përballen me babain e tyre pasi ai i ka lënduar.

Nëpërmjet avokatit të tyre, Fran Dashi vajza dhe djali i mitur i çiftit Hafizi-Kasemi , ata kërkuan nga togat e zeza të krijojnë një mundësi që dëshminë e tyre ata ta japin në një orar pasdite në ambientet e banesës ose edhe në gjykatë por me kushtin që të mos jetë i pranishëm Fadil Kasemi.

Ndërsa më herët avokati Dashi kërkoi legjitimimin e tij me prokurorë nga Amelia Asllani motra e Fildeze hafizit e cila prej 4 3 muaj ka marrë me vendim gjykate dhe kujdestarin e dy fëmijëve të mitur.

E pranishme për dëshminë e dy fëmijëve në gjykatë ishte e pranishme dhe psikologia e cila u urdhërua të marrë kontakt me fëmijët.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlorë: 02/11/2018 15:22

    Më vjen keq për këtë njeri.. Mosmirënjohësit jan njerëzit më të ndyrë në botë.

    Përgjigju
  • Maks: 27/09/2018 16:50

    Sa te mir keta femij leket e babes i duan por per ta takuar skan koh nuk u jep leje shkolla

    Përgjigju
    • Mali: 25/10/2018 16:24

      Ai që vret duhet dënuar me vdekje.çi duan lekët ata jetim kur ska më nënën pranë dashurinë më të madhe në jetë.Turp për atë që vret ka rrugë tjetër o popull.

    • Turp te kesh: 27/09/2018 23:24

      ky monster u ka vrare nenen femijeve, normal qe nuk duan ta shohin, leket eshte i detyruar me ligj tua jape femijeve sepse jane te mitur dhe i ka lene ne mes rrugeve duke i lene pa nene. Me siguri kur te rriten sdo marrin me asnje qindarke prej ketij monstre me fytyre njeriu.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?