Godina e ambasadës së SHBA në Tiranë

Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

8 Tetor, 14:10| Përditesimi: 8 Tetor, 14:12

  • Share

1758971200_ambasadaamerikane.jpg

Ambasada amerikane në Tiranë ka dënuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua në krye të detyrës më 6 tetor brenda sallës së gjyqit në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në një reagim për Top Channel, ambasada e SHBA ka shprehur ngushëllimet për familjen e gjyqtarit të ndjerë, por edhe të dy të plagosurve të tjerë.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat e këtij sulmi dhe familjet e tyre, dhe e dënojmë ashpër përdorimin e dhunës kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u vra në sallën e gjyqit sapo dha një vendim kundër fisit të autorit Elvis Shkambi, në lidhje me një gjyq civil për çështje pronësie.

Autori u arrestua menjëherë pas krimit. Ai nuk u arratis nga vendngjarja por ju dorëzua vetë policisë. I arrestuar është edhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi pasi ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, si dhe roja privat i sigurisë së gjykatës, pasi nuk u ngrit nga karrigia dhe nuk reagoi kur detektori metalik sinjalizoi për praninë e armës që posedonte autori Elvis Shkambi.

Për gjyqtarin e ndjerë u mbajtën sot homazhet në Pallatin e Kongreseve, ndërsa trupi i tij u përcollën për në banesën e fundit në Shkodër, qytetin e tij, ku dhe do të prehet.


Lajmi kryesor:

Vrasja e gjyqtarit/ “Kur u dha vendimi, Elvis Shkambi u ngrit nga karrigia dhe qëlloi”, zbardhet dëshmia e të plagosurit Ervis Kurtaj


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?