Gazment Bardhi- Erinda Balanca

Politikë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Avokatja e Popullit: Shqipëria duhet të përmirësojë kushtet e punës së gjyqtarëve! Bardhi: Gjykata e Apelit, han pa porta

7 Tetor, 11:03| Përditesimi: 7 Tetor, 12:12

  • Share

Avokatja e Popullit Erinda Balanca, teksa po raportonte në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik me Komisionin për Nismat Qytetare, ka komentuar vrasjen në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja. Balanca ka deklaruar se të gjithë janë ndjerë keq dhe të pafuqishëm mbi këtë rast të rëndë

“Avokati i Popullit ka pasur një ditë të keqe, jo vetëm se kam pasur fatin që ta njoh të ndjerin, por edhe se kam ndjekur punën e tij, veçanërisht në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ku ai ka ushtruar detyrën e tij në një kohë të vështirë, por që e ka ushtuar me dinjitet. Unë mendoj se të gjitha institucionet shtetërore, qoftë ato ligjbërëse, gjyqësore apo të pavarurara, janë ndjerë keq dhe të pafuqishme.”, tha Balanca.

Me tej Balanca u fokusua tek problematikat që ka sistemi gjyqësor shqiptar. Ajo ka deklaruar se për shkak të Reformës në Drejtësi, gjyqtarët kanë përjetuar një stres të jashtëzakonshëm. Ndërsa bëri thirrje edhe për investime në sistemin gjyqësor.

“Sepse sado që kemi ngritur zërat për problematikat në Komision e Ligjeve, apo në raportet që ka bërë Avokati i Popullit, për ecurinë e Reformës në Drejtësi, ne nuk ia kemi dalë që të jemi pranë gjyqtarëve, të cilët kanë përjetuar një stres të jashtëzakonshëm, për shkak të procedurave por edhe për shkak të ngarkesës me dosje të papërballueshme për kapacitetet njerëzore. Dhe pikërisht, në raportin për këtë vit të Avokatit të Popullit, ku është nevoja emergjente për investime në pushtetin gjyqësor. Është e vetmja mënyrë, që kjo reformë pati kosto njerëzore dhe personale, për të arritur këtë cilësi”, u shpreh ajo.

Po ashtu Balanca theksoi se vendi ynë ka mesatare më të ulët të gjyqtarëve për 100 mijë banorë sesa vendet e Bashkimit Europian.

“Sistemi gjyqësor, është larg mesatares për gjyqtar për 100 mijë banorë. Nëse mesatarja europiane është 21.9 gjyqtarë për 100 mijë banorë, në vendin tonë është më e ulët, 14.9. Ndërkohë gjyqtar efektiv, sipas raportit të vitit 2024, kemi vetëm 9.8 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Pra kemi gjysmën e gjyqtarëve për 100 mijë banorë, në krahasim me BE. Dhe në një vend si Shqipëria, ku ka shumë konflikte, veçanërisht për pronën. Pra janë këta gjyqtar që duhet të përballojnë më shumë se ajo që është e përballueshme sipas standardeve të Këshillit të Europës”, tha Ballanca në fjalën e saj.

Ndërsa gjithashtu shtoi se ka ardhur koha që gjyqtarët të mbështeten jo vetëm me paga, por edhe me kushte të punës më të mira.

“Mendoj se ka ardhur koha që të mbështesim gjyqtarët dhe të përshtatim kushtet e punës për ta. Dhe këtu nuk flasim vetëm për pagën, të cilën pjesërisht e kemi arritur. Por duhet ti krijojmë kushtet që të punojnë në një realitet të përshtatshëm. Sepse janë të mbingarkuar me dosje”

Më tej Avokatja e Popullit shtoi se problem në sistemin gjyqësor janë edhe vonesat në zbardhjen e vendimeve gjyqësore.

Problem tjetër është që ne e kemi cituar në raportin tonë, është edhe zbardhja e vendimit gjyqësi, përtej asaj që përcakton ligji, mbi 6 muaj. Për këtë jemi dënuar edhe nga Strasburgu disa herë. Për zbardhjen e një vendin duhen 6 muaj apo më shumë”, theksoi Balanca.

Ndërsa kreu i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi teksa komenton ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, ka deklaruar se ky institucion gjyqësor është kthyer në një han pa porta. Po ashtu Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, se ka bërë vetëgjyqësi me vendimet e Gjykatave.

“Cilat janë efektet reale që ka sjellë harta e re gjyqësore? Është kthyer në han pa porta Gjykata e Apelit. Dje ka ndodhur një ngjarje e rëndë po akoma më i rëndë reagimi i min drejtësisë dhe i kryeministrit, gjyqtari duket të ndihet i sigurt në vendin e punës. Është këshilli i ministrave në 2020 ka hequr policët në gjykata. Kjo VKM ka bërë që të mos kenë siguri të jenë të pambrotjur gjykatës dhe hyjnë njerëz pa armë dhe nuk është rastësore vetë-gjyqësia. Se kur qytetarët shohin kryeministrin e vendit të tyre që bën vetëgjyqësi me vendimet e gjykatave, do bëjnë vetëgjyqësi.”, tha Bardhi.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 07/10/2025 11:53

    Drejtesia eshte e pa varur , ka detyrimin qe te mbrohet vete dhe jo nga shtrti .Shteti po I paguan me shume seç duhet dhe ata shkelin ligjet duke u mbuluar me pavaresine .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?