Pas vrasjes së gjyqtari të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, ka ardhur edhe një reagim nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në një reagim të bërë, delegacioni e ka cilësuar si një akt të rëndë kriminal vrasjen e gjyqtarit, ndërsa theskohet se Shqipëria duhet që të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sallat e gjyqeve.
‘Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. Ne e dënojmë me forcë këtë akt kriminal. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e gjyqtarit Kalaja.
Kjo tragjedi nënvizon nevojën e ngutshme që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit. Bashkimi Evropian mbetet i palëkundur në mbështetjen e konsolidimit të reformës në drejtësi dhe të forcimit të sundimit të ligjit në vend', thuhet ne reagim.
Lajmi kryesor:
REAGIMET për vrasjen e Kalasë/ Drejtësia: Alarm për sigurinë e gjyqtarëve! Begaj: Akt makabër! Rama: Përgjigje ekstreme autorit! Opozita: Tronditëse
S.B/SI.E./ReportTv.al
