Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon ILD: Të angazhohemi në garantimin e paprekshmërisë së çdo përfaqësuesi të drejtësisë

6 Tetor, 19:19| Përditesimi: 6 Tetor, 21:13

  • Share

1758188443_ild.jpg

Institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja gjatë një seance gjyqësore të mbajtur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm mnë Tiranë, nga Elvis Shkambi.

"Inspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh tronditjen e thellë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe plagosja e dy qytetarëve nga të shtënat me armë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit Astrit Kalaja. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit e këtij akti kaq të rëndë.

Tragjedia e sotme, që i mori jetën një magjistrati prek të gjithë trupën gjyqësore, sistemin e drejtësisë, shtetin e së drejtës dhe çdo institucion publik.

Siguria duhet të jetë prioritet absolut për të gjithë. Ne institucionet e sistemit të drejtësisë dhe çdo instancë shtetërore ligjzbatuese duhet të angazhohemi pa humbur kohë në garantimin e paprekshmërisë së çdo përfaqësuesi të drejtësisë, që ushtron detyrën në emër të ligjit.

Duke shprehur solidaritetin me trupën gjyqësore, inkurajoj çdo gjyqtar e çdo prokuror, që përtej ngjarjes së rëndë, të vazhdojë detyrën duke zbatuar ligjin",- thuhet në reagimin e ILD.


Lajmi kryesor:

REAGIMET për vrasjen e Kalasë/ Drejtësia: Alarm për sigurinë e gjyqtarëve! Begaj: Akt makabër! Rama: Përgjigje ekstreme autorit! Opozita: Tronditëse


K.M/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?