Këshilli i Lartë Gjyqësor

Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot mbledhja urgjente në KLGJ me të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë

9 Tetor, 07:27| Përditesimi: 9 Tetor, 07:56

  • Share

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë. Mbledhja organizohet pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën.

Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit në Apel nga Elvis Shkambi pasditen e 6 tetorit. Vrasja e tij erdhi si shkak i detyrës që Kalaja ushtronte. Në momentin që gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër xhaxhait të Elvis Shkambit, Gjon Shkambi, i cili ishte palë e tretë në një çështje për pronat, Ervis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tri herë në drejtim të tij. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir Ragip dhe Ervis Kurtaj, palë kundërshtare me Gjon Shkambin.

Lajmi në përditësim...

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dritan: 09/10/2025 07:50

    Nuk eshte fatkeqesi per ne qe ky pasaniku iku nga kjo jete. Uroj qqe ti shkon mbrapa dhe te tjeret, si psh Rama, Berisha, Kryemadhi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?