Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Avdyli për Report TV: Alarmante, zvarritja e çështjeve të pronësisë! Krahas gjykatave, duhen zgjidhje alternative si ndërmjetësimi

9 Tetor, 08:58| Përditesimi: 9 Tetor, 12:49

  • Share

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë tronditi opinionin publik dhe shtroi debat për sigurinë në institucionet e drejtësisë, por edhe zvarritjen e çështjeve që kanë të bëjnë me pronësinë, si në rastin konkret. Ndërmjetësuesja Drita Avdyli, e ftuar në “Shtypi i ditës dhe ju” tha se është alarmante stoku dhe zvarritja e gjyqeve për pronësinë, gjë që sjell revoltim të qytetarëve.

“Njerëzit po bëjnë edhe vetëgjyqësi për shkak të moszbatimit të akteve ligjore, alarm për institucionin. Shteti po e sjell te siguria. Edhe siguria duhet, por them se është alarm për zgjidhje që duhet të jepen në çështjet e pronave. Prandaj iu drejtohem avokatëve dhe gjykatësve që ta zgjidhin me ndërmjetësim. Të gjithë palët në ndërmjetësim duhet të tolerojnë nga pak. Po te ishte marrë me ndërmjetësim, pra pronarët të kishin marrë një pjesë, 12 vite po ta kishin zhvilluar atë pronë, do të dilnin te vlera 100% reale që ka tani ajo pronë.”, tha ajo.

Bashkëfajtorë, në rastin në fjalë, tha ajo se janë edhe institucionet për shkak se kanë zvarritur çështjen. Sipas saj, raste të tilla është më mirë që të zgjidhen përmes ndërmjetësimit përpara se të kalohet në gjykatë.

“Institucionet duhet të jenë aktiv në dhënien e një vendimi. Ishte marrë urdhër ekzekutimi që përmbaruesit duhet ta kishin zbatuar. Është bashkëfajësi të shumë institucioneve. Iu drejtohem qytetarëve që nëse keni konflikt prone, duhet ta provojmë me ndërmjetësim sepse janë zgjidhje të shpejta. Janë zgjidhje alternative që kënaqin të gjithë palët, të pranueshme nga palët dhe që bëjnë që jo vetëm që të heqin gjithë mllefet, por të rregullojnë edhe marrëdhëniet midis palëve.”, shtoi ajo.

 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 09/10/2025 09:32

    Kjo ka dale te beje reklamen per Ndermjetesit? Ceshtja nuk eshte vetem se zgjidhja ne Gjykata vonon e zvarritet por edhe kush e prodhon konfliktin .Ja pershembull Kadastra qe te sorollat me vite e nuk te ben kalimin e pasurise edhe kur prona eshte e Certfikuar , nga trashegimlenensi , ati ose nena , tek femijet .Dhe kur ti nuk zgjidhesh e vetmja mundesi eshte ta detyroje Gjykata Kadastren "qe te beje punen" . Pra e thene troç cdo padrejtesi , neglizhenge , sorollatje , keqdashje qe prodhon administratat duhet ta zgjidhi gjykata . Edhe askush nuk kujtohet qe ate qe sjell demin ta ndeshkoje qe sjellja mos perseritet . Njehere e nje kohe pas cdo problematike referohej dhe situara sqarohej , kusg kishte fajin ndeshkohej , Sot ankesat jane kredenciale per tu rritur ne detyre .Ndaj eshte rritur pakenaqesia sepse zgjidhje ka ,por kushton shtrenjte .Gjyqi do shpenzime , tarifa , dokumenta avokat , dite pune , stres , nerva dhe ne finale nepunesi merr rrogen rehat , qytetari zbraz xhepin qe te marre ate qe i takon dhe i eshte mohuar vetem nepermjet Gjykates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?