Kronikë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Avokati Pjetra për Report Tv: Në gjykata arma mund të futet lehtësisht! Dedektorët s’ janë të sofistikuar! Më problematike ajo e Fierit (VIDEO)

8 Tetor, 18:32| Përditesimi: 8 Tetor, 19:26

  • Share

Vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja më 6 nëntor me armë brenda në sallën e gjyqit, ka ngritur pikëpyetje lidhur me sigurinë në gjykata.  

Për avokatin Ndue Pjetra, në gjykata nuk ka siguri. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se një person mund të hyjë lehtësisht në gjykatë me armë pasi pajisjet e kontrollit nuk janë të sofistikuara.

‘Siguria në Shqipëri është një gjë tjetër dhe siguria në gjykata është një tjetër gjë. Deri sot në gjykata një person mund të hujë me pistolet në çdo sallë të gjyqit, nuk ka lidhje kontrolli sepse  ai që do të vret dhe nuk e eviton dot. Kanë hyrë në gjykata me armë dhe mund të ishin vrarë gjyqtarë dhe avokatë. Nuk parandalohej sepse s’ka pasur ndonjë kontroll të imtë dhe pajisjet nuk janë të sofistikuara që të dallojë pistoletës në Gjykatën e Apelit’, tha ai.

Avokati tha se problematika më e madhe është në Gjykatën e Fierit, ku avokatët dhe palët në gjyq qëndrojnë bashkë në një paradhomë.

‘Ti ke Gjykatën e Fierit që ka një paradhomë që aty fyten të gjitha palët dhe avokatët bashkë.  Ne e kemi ngitur disa herë si problem, aty avokatët dalin jashtë kur kalojnë personat që janë në arrest me burg', tha ai.

Ndërkohë, analisti Ilir Demalia ka hedhur akuza ndaj kreut të PD Sali Berisha, ku sipas tij gjatë kohës që ai ishte në pushtet u zaptuan dhe privatizuan pronat. 

‘Padrejtësia sjell revoltë dhe ka sjell edhe gjak. Nuk ka ai të drejtë të marr jetën e dikjut por edhe kjo tejzgjatje për të marr pronën, ndërkohë që zaptuesit kanë zaptuar Tiranën. Pronat u shkatërruan në vitet 92- 97 kur ushte Berisha që erdhën nga të gjitha anët dhe sot hajde të gjejmë kush janë pronarët. Hynë i zaptuan dhe i legalizuan dhe sot s’ka më zot që ta zgjidh këtë. Jemi në një gjendje alarmante’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?