Politikë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Demalia: Sali Berisha nuk duhet të hapë gojën, legalizoi uzurpuesit e pronave (VIDEO)

8 Tetor, 21:23| Përditesimi: 8 Tetor, 23:19

  • Share

Analisti Ilir Demalia thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është pasojë e një fenomeni të krijuar nga Partia Demokratike gjatë kohës që ka qenë në pushtet, problemi me pronat.

Në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, Demalia tha se vrasja e gjyqtarit Kalaja është e paamnistueshme, por theksoi se shumë shqiptarë si autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi, janë të lodhur dhe frustruar pasi nuk arrijnë të marrin pronat që u përkasin.

“Unë nuk i jap të drejtë atij prap, sepse nuk ka të drejtë të marrë jetën e dikujt, por edhe kjo stërzgjatje e pronarëve ndërkohë që zaptuesit e tokës së xanun kanë marrë gjithë qendrën e Tiranës dhe i shesin me nga 5 mijë euo metri katror dhe shkojnë aty janë strehuar gjithë politkanët, gjith ëgjykatësit, gjithë prokurorët, atëherë si do të rrijë të mos reagojë tjetri”,- tha Demalia.

Për Demalinë, kryedemokrati Sali Berisha është “nxitësi” i vrasjes së gjyqtarit Kalaja.

“PD-ja sot nuk duhet të hapë gojën, Sali berisha nuk duhet të hapë gojën. Ai është shkaktari kryesor i shkatërrimit të pronës, ai është shkaktari kryesor dhe e ka bërë me qëllim. Pronat u shkatërruan në vitet ’92 – ’97 kur ishte Sali Berisha, që erdhën nga të gjitha anët dhe sulmuan me bregdet dhe sot hajde t’i shohim kush janë pronarët, ça të drejte kanë, hynë, zpatuan, i legalizoi me Shaban Meminë dhe tani ja ku jemi, dhe tani nuk i jeo zgjidhje më kësaj punë, s’ka Zot që e zgjidh”,- tha Demalia.

Ora 21:36
‘Florian Binaj njeriu i Zenit’, Demalia: Rrogëtar i televizionit të familjes Berisha

I ftuar në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, analisti Ilir Demalia tha se aktori Florjan Binaj është njeri i familjes Berisha, pasi edhe punon në televizionin e kësaj të fundit.

“Gara e Tiranës tregoi gjendjen e rëndë të kësaj opozite, e cila prej 2 vitesh kërkon që të largojë Velinë, arrin ta lërgojë Velinë, pastaj pasi e largon Velinë dhe votojnë në Bashki për largimin e Velisë, shkojnë pastaj kur shpall presidenti zgjedhjet thonë është shkelje kushtetuese. Këtej thonë është shkelje kushtetuese këtej zgjedhin kandidatin. Gjithë kjo që bën opozita është një non sens që tregon gjendjen alarmante të opozitës që nuk qe në gjendje të nxjerrë një kandidat të vetin. Dhe këtë kandidat, që e kanë nxjerrë si të pavarur është i veti, sepse është rrogëtar i Zenit te syri.net. Të gjithë e dimë”,- tha Demalia.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?