Për Ekspertin e Sigurisë Fatjon Softa, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit duhet që të ishte parandaluar.
Ai tha se më parë institucionet e drejtësisë ruheshin nga shteti.
‘Pse nuk u parandalua ngjarja sepse e vranë në vendin ku jepet drejtësia. Institucionet e drejtësisë ruhen me ligj, me VKM dhe me rregullore. Ligji i parë ai i ‘92, kur u ngrit një shërbim i veçantë që quhej policia e objekteve dhe e kishte të ndaluar që të merrej me detyra të tjera. Një repart ruante sistemin e drejtësisë, një repart ishte me sistemin bankar dhe tjetri për trupin diplomatik dhe ishin të specializuara dhe kjo me kohën humbi pastaj, sepse lindi edhe policia private dhe doli ligji për shërbimet private, por nuk mund që shteti të hiqte dorë. Ky nivel sigurie ka rënë. Mungonte protokolli i sigurisë në atë gjykatë, nuk ka një kontroll fizik ndaj personave që futen aty, ai mund të ketë armë, thikë ose solucion që mund ta përdor ndaj gjyqtarëve’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kushtetuesja pezulloi dekretin për Tiranën/ Softa: Tani do duhet një i ri! Sula: Vendimi ishte i vonuar! Rada: Zgjedhjet mund të mbahen në maj të 2026-ës
S.B/r.k./ReportTv.al
