Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, tashmë deputet i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni është shprehur se me vrasjen e mikut dhe kolegut të tij Astrit Kalaja, shteti shqiptar ka rënë.
"Kjo ngjarje është një sirenë alarmi për situatën e sigurisë në sallat e gjyqeve, ndaj njerëzve të drejtësisë në veçanti por edhe për nivelin alarmantë të situatës së krimit në Shqipëri. Me këtë ngjarje të ndodhur në institucionin e drejtësisë shteti ka rënë", shkruan ai.
Gjin Gjoni thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk është vetëm një tragjedi personale për familjen Kalaja, por pasqyrë e thellë e dështimit të institucioneve në mbrojtjen e punonjësve të drejtësisë.
"Astrit Kalaja ishte një familjar e qytetar model si dhe një gjyqtar me integritet të lartë, që i shërbeu ligjit me ndershmëri e përkushtim", shkruan Gjin Gjoni, duke apeluar tashmë si ligjvënës në Kuvend, që qeveria të marrë masa konkrete për sigurinë e njerëzve të drejtësisë, sepse çdo sulm ndaj tyre është një sulm ndaj shtetit dhe ligjit.
Mirëpo, një reagim të ashpër për këtë reagim të deputetit dhe ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, e ka bërë në rrjetet sociale dhe aktori shumë i dashur i kinematografisë shqiptare, Astrit Çerma.
Nga Amerika ku jeton prej vitit 1997 kur u largua me familjen nga Shqipëria, "Komisar Gjoleka" thotë se shteti ka rënë pikërisht se nuk e futi Gjin Gjonin në burg por e bëri deputet.
"Shteti ka ra që në momentin që një shkërdhatë si ti nuk u fut në burg por u bë deputet. Shtetin nuk ekziston, sepse po te ekzistonte ti me kohe do ishe ne burg bashke me kryetarin tend sa-le dhe gjithe llumi juaj 35 vjeçar i postdiktatures që vendosën ligjet për grabitësit dhe hajdutët si ftyra jote...", shkruan aktori Astrit Çerma.
Komente

Ja dhe Gjin maloku juristi i plepave hajduti që u bë deputet i Sali non gratës.
PërgjigjuJu lumte goja Astrit Cerma, sakte, sakte!
Përgjigju