Grei Bihuci

Kronikë

Vrasja e Grei Bihucit pas sherrit në rrjetet sociale, çohen për gjykim dy autorët! Prokuroria e Fierit kërkon 37 vite e 6 muaj burg

18 Qershor, 09:52| Përditesimi: 18 Qershor, 10:22

  • Share

FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar në total 37 vite burg e 6 muaj për dy autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihuci në mars 2024, pas një sherri që nisi në rrjetet sociale. Organi i akuzës ka çuar dosjen për gjykim për dy kushërinjtë, Florian Muka 18-vjeç dhe i mituri, K.B., 16 vjeç, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’, dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.

Për Florian Mukën, Prokuroria e Fierit kërkon 25 vite burg, ndërsa për kushëririn e tij që është hetuar në arrest shtëpie, është kërkuar 12 vite e 6 muaj burg.

Grei Bihuci ishte nxënës në shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” ndërsa pasditeve punonte si kamarier në një bar- pastiçeri, vetëm disa metra larg nga vendi i krimit.

Ai u bë viktimë rastësore e një konflikti mes adoleshentësh në Fier. Paraditen e 11 Marsit, sapo kishte mbaruar mësim dhe u thirr në telefon nga shoku i tij i mitur, cili ishte ne telashe. 11 adoleshentë të moshës nga 15 deri në 19 vjeç u përfshin në një konflikt fizik para hotel “Fieri”, me zanafillë një thikë që autori Florian Muka ia kishte dhënë mikut të Greit për ta mbajtur, me të drejtë kthimi.

Por ky i fundit nuk ia ktheu dhe këtu lind debati sa në rrjetet sociale aq dhe në lulishtet e qytetit. Muka goditi me thikë Grei Bihucin, me të cilin nuk kishte njohje, por siç ka deklaruar më herët, e ka qëlluar për shkak se gjatë sherrit një person e goditi me përforcues grushti.

“Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 382 të vitit 2025, rezultoi e provuar se, në datën 11.03.2024, rreth orës 11:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit” të qytetit të Fierit, gjatë një takimi për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale, të pandehurit F.M. dhe K.M., të cilët kanë pasur me vete armë të ftohta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur viktimën G.B., duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi  Deklarimin fajtor të të pandehurit F.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 25 vjet burgim. Si dhe deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 78/1 e 25 dhe 51 të Kodit Penal dhe 97/2 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me 12 vjet dhe 6 muaj burgim”, njofton Prokuroria e Fierit.

Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa vjet në nëntor Gjykata e Fierit e ktheu dosjen për hetim, duke i lënë kohë Prokurorisë të mblidhte prova dhe të kryente ekspertim për të gjithë personat e përfshirë në konfliktin që çoi në vrasje. 

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?