TIRANË- Kur ka kaluar një javë nga ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës është arrestuar një person. Ai është Sebastian Mali 22-vjeç, i cili është nipi i Prelë Markut (djali i motrës), të cilin Hekuran Billa e ekzekutoi në Angli disa vite më parë. I riu akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit te Komuna e Parisit. Ndërkohë që si autor të dyshuar për vrasjen, policia ka shpallur në kërkim Viktor Markun i cili është vëllai i Prelë Markut. Pra, Viktor Marku që është në kërkim dhe nipi i tij, Mali sipas policisë kanë bashkëpunuar për vrasjen e Hekuran Billës.
Sebastian Mali u arrestua në Tiranë, ndërsa sipas policisë i janë gjetur edhe disa prova materiale, që e implikojnë në vrasje. Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.
Operacioni është zhvilluar në disa qytete, i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim nga policia gjatë kësaj kohe, e ndërsa mësohet se po analizohen kamerat në zonë për identifikimin e autorëve të tjerë. Pista kryesore në të cilën janë shtrirë hetimet është ajo e hakmarrjes, e lidhur me ngjarjen e ndodhur në vitin 2006 në Angli ku Billa vrau Prelë Markun, 22-vjeç asokohe.
Sebastian Mali
Si vajti policia te gjurmët e Sebastian Malit?
Report Tv ka siguruar një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare te Komuna e Parisit dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan. Më pas Mali largohet për të pritur atentatorët në Pezë, ku i largoi pas vrasjes.
22-vjeçari akuzohet nga policia se ka ruajtur, pra vëzhguar Billën. Pra, nuk ishte i riu që qëlloi për vdekje Billën, por sinjalizoi autorët mbi lëvizjet. Qelizat telefonike pranë vendit të ngjarjes, kamerat dhe dëshmitë e tij kontradiktore para grupit hetimor, i mjaftuan policisë për ta arrestuar, sipas gazetarit Elton Qyno. Gjithashtu në video dallohet dhe momenti kur u larguar atentatorët në drejtim të Unazës së Madhe dhe më pas në Pezë.
Sebastian Mali ka një lokal te ish-parku i Autobusëve në Tiranë. Në telefonin e tij nuk është zbuluar ndonjë provë domethënëse për grupin hetimor. Gjithashtu në pyetje janë marrë edhe familjarët e tij. I riu nuk ka të shkuar kriminale, por provat dhe arrestimet çojnë prokurorinë të ngrejë akuzat mbi pistën e hakmarrjes. Në vrasje ka marrë pjesë një skuadër më të paktën 5 persona.
Hekuran Billa dhe Prel Marku
Si ndodhi ngjarja?
Hekuran Billa u ekzekutua rreth orën 22:00 të së enjtes te Komuna e Parisit, pranë qendrët regtare Kristal. Fillimisht, nga banorët u raportua si aksident për shkak se nuk pati të shtëna me armë dhe viktima në tentativë për t'iu shpëtuar atentatorëve, manovroi me makinën e tij tip BMW X6 duke u përplasur me dy makina të parkuara. Atentatori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku pak minuta më vonë në Pezë të Vogël, u gjet dhe makina e djegur që përdorën autorët për t'u larguar. Report Tv ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë së zonës ku shfaqet momenti i ekzekutimit të 40-vjeçari.
Kush ishte Hekuran Billa?
Report Tv mëson se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative" dy herë si dhe “Plagosje me dashje". Ekzekutimi tij ka sjellë nxjerrjen në dritë dhe rastin e një të dënuar me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht shëtiste i lirë dhe me BMW X6, në Shqipëri.
Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri. Në muajin korrik 2016 është rrëzuar në Apel nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, duke e dënuar Hekuran Billan përfundimisht me 25 vite burgim.
Por në 22 shkurt 2019, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha ka vendosur, lirimin me kusht duke i falur 5 vjet e 2 muaj e 11 ditë burgim, pas disa uljesh dënimesh i i kishte bërë gjatë këtyre viteve. Në janar të 2020 Hekuran Billa kishte hapur dhe një biznes në Tiranë për dhënien e makinave me qira. Ndërkohë mësohet se kishte miqësi dhe me disa personazhe të showbizit shqiptarë, mes të cilëve njihej dhe me pseudonimin “Land daja OTR’.
Report Tv ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë, të momentit kur atentatorët ndaj Hekuran Billës largohen me shpejtësi pas ekzekutimit të tij. Sipas videos ka qenë ora ka shënuar 21:46 kur makina e atentatorëve tip Benz me portobagazh është larguar me shpejtësi të drejtim të Unazës së Madhe për në drejtim më pas të Pezës ku u gjet i djegur.
Sebastian Mali u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës. 22-vjeçari i arrestuar është nipi i Prelë Markut, që Billa e vrau në Angli në vitin 2006. Mali u arrestua ndërsa daja i tij (vëllai i Prelë Markut) Viktor Marku është shpallur në kërkim i dyshuar si autor. Mali akuzohet se sinkronizoi atentatorët. Por si u identifikua? Report Tv ka siguruar një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës.
Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se ka lajmëruar atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.
Gazetari i Report Tv Merin Maçi mëson nga grupi hetimor, se Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që ka marrë atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore kanë bërë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t'u hakmarrë për vrasjen e dajës.
Arrestohet Sebastian Mali 22-vjeç, i cili është nipi i Prelë Markut (djali i motrës), të cilin Hekuran Billa e ekzekutoi në Angli disa vite më parë. I riu akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit te Komuna e Parisit. Ndërkohë që si autor të dyshuar për vrasjen, policia ka shpallur në kërkim Viktor Markun i cili është vëllai i Prelë Markut. Pra, Viktor Marku që është në kërkim dhe nipi i tij, Mali sipas policisë kanë bashkëpunuar për vrasjen e Hekuran Billës. Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të të riut në Tiranë.
Njoftimi i plote i policise
Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Hekuran Billa.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e shtetasit Hekuran Billes
Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit Sebastian Mali 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Hekuran Billes. Shtetasi Sebastian Mali është nipi i shtetasit Prelë Markut i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi Hekuran Billa.
Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit Viktor Marku, si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.
Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet për ndalimin e shtetasit Sebastian Mali i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.
Po Fatmira Hajdari qe i ka ndryshuar vendimin e gjykates angleze nuk ka faj fare?
PërgjigjuI pun te mire e bone Caje qorri qe I boni kamerat e detyrushme per shum biznese .
PërgjigjuQe e bet vrasjen vet . Te kishit pagu 25-30 mij euro e te kishit jetu te qet . Ka qen obiektiv i leht per tu vrar se ka dal lirshem . Kot jeni perly 25-30 mij edhe kishit jetu te qet
PërgjigjuVrasesi me pagese te shantazhon gjithe jeten o kokra e injorantit, per çfare qetesie je tuj fol?!
Kjo eshte fatkeqesi dhe cdo vrasje qe bahet pa i ba kanun perpara nuk eshte burrni. Po edhe nese te denon kanuni trimi fal. Frikacaku dhe i paqeni s'ka zemer me fale. Sidoqofte meqe nuk ka shtet me kanun duhet me dergu fjale perpara te mbyllet dhe jo me vra fshehtas. Shteti ka shku ne hale me kohe. Na mbuloi turpi e s'ka ma burra as me mbyll sherre as me fal. nuk ashte burrni me vra rrugeve njeri-tjetrin se turperuam emrin si shqiptar.
PërgjigjuIshalla ste ven zoti ne prov me te vra vellan e me tu sjell xhiro rrugeve me x6 vrasesi . Do e kishe kuptu mir ca dmth
Ju lumte pushka e truri prej krimbi o injorante ,tani qe vute <<nderin>> ne vend e <<morret gjakun>>.C'fare fituat?Shkaterruat jeten tuaj dhe te afermeve tuaj per breza ne vazhdim. Po shume mire qe vrisni njeri-tjetrin per gjakmarrje,keshtu shfaroset me shpejt raca juaj e qelbur e injorante.Shqiperia e re nuk ka nevoje e do pastrohet nje here e mire nga ju e nga kanunet tuaja te mykura.
PërgjigjuQumshti nones kush ka vra vetemPelumbi e pret se drejtesi nuk ka.
PërgjigjuEdhe ajo gjyqtarja e do nje plumb b....
PërgjigjuBravo ju qofte or trima qe e morret hakun dhe gjakun e vellait....edhe takohemi prape ne te tilla raste si keto...
PërgjigjuOsht normale mo dak keshtu e kan me rradh kjo pun. Nuk bra fal kush gjakun
Pushka top o trima , keto nuk duhet te bejne asnje dite burg , nje kriminel kan vrare
PërgjigjuHeu bre?! Jo mor jo?! Ndoshta ti japim dhe nje medalje.
Hallall dora kttne cunabe se moren hakun sic ju takon. Noizi te ruj sumen e vogel se mos han noj rak per vete. Ska mo llafe tjetri jan dheun ky na bonte njishin me x6 te vjedhem anej nga anglia. Tashi po e han ky dheun iku si legen per 3 sekonda e qerun ul ne byth si frikacak.
PërgjigjuCa jan kto njerez qe flasin mir per vrasesit prandaj nuk behet ky vend kemi ngelur mbraba me mentalitet ne me keto njerez qe mbrojn vrasesit nuk ka per tu ber ky vend jan ber tè gjith gangstera couh enver e tregoj kush e ben ligjin ne ket vend ai ja dinte kti populli
PërgjigjuFaik djali po.. Po ta vras kush vllan e djalin ty! lag qoft keshtu do mendosh ti?
Ta baft zoti hallall me marr gjakun e vllait e te dajes
PërgjigjuKeni me ja dit per nder Birishes.Ju bani me arme per me mbroj nderin e me tregu burrni.Me zbatu Kanunin e Lek Dukagjinit.
PërgjigjuNuk e di se si ka qene ngjarja ne Londer por e kam njoft Lanin edhe di te them qe ishte cun flori. Nuk di ca ka bo kur ka qen 10 vjec por di qe ishte djale i mire e nuk e lidhi dot me ngjarje kriminale. Pun shqiptaresh hesapi. Hyjnore eshte edhe te falesh.
PërgjigjuBashkohem me mendimin tend, nuk e kuptoj pse ca shkruajne ju lumt dora vrasesve sepse Lani e boni burgun per vrasjen qe ka bo ktu ne angli, edhe ata qe thoni do vepronte dikush po ti vrisnin vllain? Po tani qe vran dike tjeter mos e sollen ne jete vllain e tyre? Edhe ata qe thone e vran Lanin si frikacak jo ore jo ata ishin frikacake se 5 veta me 1 turp fare. Gjithsesi familja e Lanit jan te gjithe super, shume miekprites e te respektushem e shpresoj qe zoti tua lehtesoje dhimbjen
Popull qe lavderojme vrasjet, Rob qe vdesin e vrases qe do ngrysin jeten ne burg, Edhe ndonje kalimtar rasti qe ha plumbin kot. Edhe ne themi gjaku sbehet uje e I lumte Dora. Ec e merre vesh.
PërgjigjuDuket qe sjeton ne albanistan.Ca duhet te benin keta te hanin ndonje luge mute e te shifnin kete otr qe bente jete luksi pa i hyre gjemb ne kembe?Kur ska shtet keto gjera ndodhin, dhe kur te kan vrare vllain, edhe me merumit i hane duart o shok
Bravo i qofte atyre djemve qe vrane vrasesin e vellait te tyre...
PërgjigjuLirojini mor politikane jeziter,,,ata kane marre gjakun e te vellait,,,ata jane plotesisht ne rregull,,,hjaku s'hup kurre thote kanuni,,,ctare doni ju ,,qe njerezit te vrasin dhe te jwtojne te lire,,ku eshte pare kjo,,dhe arrestoni ate gjyqtaren qe e liroi nga burgu me psre ate kuksianin...
PërgjigjuPo me ate gjyqtaren ca u be ? Apo hic , ne pune te vet ajo
PërgjigjuNumron lekt me dak,keshtu osht ku nuk ka shtet.Leroje njoni shteti gjum.lero tjetrin shet me pushime. Cado bojn gjaksi do blej ate a zhurme
Shtetu po pret se mos i ul denimin edhe hakmarresve qe te behet jek e jek.
Ta kalbin ne burg maskarain
PërgjigjuPse re bisha se te vrane shokun kriminel?Sbehet gjaku uji o Lorin. Kujdes se me ke shoqërohesh.
Po ca burgu e shok, ketij duhet me i be bust.
Ky eshte nje lajm qe nuk na intereson. Vrasesa qe vriten midis tyre seepse drektesia (kudo ne bote) ka vdekur
PërgjigjuJu befte pushka top o djema
PërgjigjuShteti drejtesi nuk ve e nuk te le ta vesh vet.Duhet me duru ate qe te vrau dhe ben pordh larte e poshte me x6.Ajde shtet ajde
Përgjigjusa bukur e ke then spo flas me