Viktor Marku, Hekuran Billa dhe Sebastian Mali

Kronikë

Vrasja e Hekuran Billës, lirohen nga qelia Sebastian Mali dhe Viktor Marku! Asnjë i dënuar për atentatin e bujshëm tek 'Komuna Parisit'

27 Shtator 2021, 14:32| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 14:52

  • Share

Afro një vit pas arrestimit në Mal të Zi si i dyshuar për vrasjen në bashkëpunim ndaj Hekuran Billës, Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali nga burgu shkojnë në 'arrest shtëpie'. Masa u ndryshua me kërkesë të prokurorisë së Tiranës e cila s’ka mundur të provojë ende përfshirjen e tyre në krimin e rëndë.

Mbrëmjen e 12 qershorit në zonën e Komunës së Parisit Hekuran Billa u ekzekutua teksa ishte në ‘Fuoristradën’ e tij, ndërsa nga ajo ngjarje ende s’ka asnjë autor të dënuar. Mali e Marku u prangosën pas dyshimeve se e nxorën në pritë Billën me një vajzë e cila po ashtu u arrestua e më pas u lirua e quajtur Adjola Lakra e cila shoqërohej me Billën pas njohjeve në rrjetet sociale. Kjo e fundit ishte infiltruar nga hasmi për ta nxjerrë biznesmenin në pritë. Fillimisht në dëshminë e saj ajo u shpreh se ishte paguar nga Viktor Marku, për ti qendruar pranë Billës, por më pas përpara prokurorëve ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në këtë vrasje, teksa ka hedhur poshtë dhe zërat se ajo ishte paguar për të nxjerrë në pritë viktimën.

Hekuran Billa ishte në hasmëri me Viktor Markun, pasi në vitin 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait, Pal Marku në Angli. Po ashtu, në pranga është edhe nipi i Viktor Markut, Sebastian Mali, i cili ka vëzhguar lëvizjet e Billës dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin.

Si u ekzekutua Hekuran Billa? Arrestimi i nipit të Viktor Markut, Sebastian Malit si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës dhe zbulimi i një videoje hodhën dritë më shumë mbi ngjarjen. Report Tv siguroi një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës. Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se lajmëroi atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.

Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që mori atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore bënë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t'u hakmarrë për vrasjen e dajës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?