Ekzekutimi në Tiranë/ Hasmi i infiltroi të dashurën Billës, që ta nxirrte në pritë! Zbardhet dëshmia e vajzës së arrestuar: Më pagoi Viktor Marku

26 Qershor 2020, 11:38| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 20:13

  • Share

TIRANË- Në vrasjen e Hekuran Billës është përdorur si karrem e dashura e tij, Adjola Lakra, me të cilin kishte një lidhje 2-vjeçare. Dyshimet janë se ka qenë pikërisht Adjola Lakra, 26-vjeçarja që është përdorur si karrem nga ana e autorëve për ta nxjerrë në pritë Hekuran Billën, mbrëmjen e 11 qershorit te Komuna e Parisit.

Nga burimet mësohet se banda e kishte infiltruar vajzën në jetën e Hekuran Billës për të marrë më shumë informacion . Pra Adjola Lakra është përdorur nga Viktor Marku, që të fitonte dashurinë e Hekuran Billës.  Raport TV ka zbardhur edhe dëshminë e vajzës, e cila ka pranuar se është paguar nga Viktor Marku për ti dhënë më shumë detaje për Hekuran Billën. Ndërkohë Adjola Larka, është edhe e njohura e Sebastian Malit, i cili i ka ofruar para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij.

Besohet se lidhja mes Hekuran Billës dhe Adjola Lakrës  është krijuar me trysninë e Markut, por ajo nuk pranon se ata kishin plan për ta vrarë. Vajza ka treguar se e dinte që ishin në hasmëri por jo që të kishin një plan për ta vrarë.

Adjola Lakra është nga Berati, por prej disa vitesh është shpërngulur nga banesa. Familja e saj prej 15 vitesh jeton në Tiranë.

Adjola Lakra dhe Hekuran Billa

Arrestimi i 26-vjeçares ditën e sotme, pritet të hedh dritë më tepër lidhur me këtë ekzekutim me një plan mafioz, i cili mesa duket ka nisur të thurret që në vitin 2006 nga Viktor Marku, atëherë kur Hekuran Billa i vrau vëllanë, Prel Markun në Angli. Në total, pas arrestimit të Lakrës, shkon në 3 numri personave që u janë vënë pranga. Pas hekurave qëndron Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel Markut, i cili ka vëzhguar lëvizjet e Billës dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin.

Njoftimi i plotë i Policisë
Vijojnë veprimet hetimore intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B.  Shkon në tre numri i të arrestuarve të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë vrasje. Gjatë orëve të para të ditës së sotme është vënë në pranga një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B.  

Më parë, si rezultat i reagimit në kohë dhe falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u identifikua, u  kap  dhe u vu në pranga dhe bashkëpunëtori tjetër, shtetasi S. M. Gjithashtu, falë punës profesionale të strukturave të DVP Tiranë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me Policinë e Malit të Zi, mbi bazën e informacioneve të dhëna nga specialistët e Sektorit kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Tiranë, u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasit V. M., i cili u kap nga Policia e Malit të Zi. Nga strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B., është bërë ndalimi i shtetases: A. L., 26 vjeç, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M).

Por si u vra Hekuran Billa?
Arrestimi i nipit të Viktor Markut, Sebastian Malit dhe zbulimi i një videoje hodhën dritë më shumë nga dosja e prokurorisë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën javën e kaluar. Sebastian Mali u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës. Por si u identifikuan? Report Tv siguroi një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës.

Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se lajmëroi atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.

Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që mori atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore bënë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t'u hakmarrë për vrasjen e dajës.

Report Tv zbardhi dëshminë e Malit para grupit hetimor që mohoi akuzat. Përpara grupit hetimor ai ka deklaruar se ka qenë duke kaluar në zonë për qejf por jo për të marrë pjesë në atentatin ndaj 40-vjeçarit. Një ditë më pas, pra sot u arrestua edhe daja i të riut.

Ora 16:51
Zbardhet dëshmia e të dashurës së Hekuran Billës: Jam paguar nga Viktor Marku për t'i dhënë informacion

1593187777_AdiolaLakra001001.jpg

Report TV ka zbardhur dëshminë e Adiola Lakrës, e cila ka qenë e dashura e Hekuran Billës, të vrarë në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit. Sipas dëshmisë, vajza pranon se i ka ngritur pritë të dashurit dhe këtë e ka bërë për para.  Ajo  ka pranuar që është paguar nga Viktor Marku për tij dhënë informacion se ku ndodhej Hekuran Billa.

Besohet se lidhjen e ka krijuar me trysninë e Markut, por nuk pranon se ata kishin plan për ta vrarë. Ajo ka treguar se e dinte që ishin në hasmëri por jo që të kishin një plan për ta vrarë.  Lidhja e saj me Hekuran Billën ka ndodhur rreth 1 vit më parë, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës, ku gjyqtarja Hoxha e Liroi me kusht.

Adiola është e njohura e Sebastian Malit, dhe ai ja ka kërkuar si nder, por edhe duke i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Skema e vrasjës së Billës është tipike me atë të vrasjes së  Marsel Sotirit në Durrës nga banda e Durrësit, ku u përdor si karrem e dashura e Klodian Saliut, ish-mis Skrapari për të vrarë kundërshtarin e Lulzim Berishës dhe Klodian Saliut.

Ora 14:10
Ekskluzive/ Kjo është bjondia e arrestuar nga policia dyshohet se u përdor si karem për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën

1593173584_ADJOLALakra1001.jpg

Kjo është Adjola Lakra, vajza që sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës, dyshohet se ka shërbyer si njeriu që ka thirrur për takim Hekuran Billën, të vrarë në 11 qershor 2020 në zonën e Kristalit në kryeqytet. Lakra, ka pasur komunikimet e fundit me Billën, person ky që është ekzekutuar me 19 plumba automatiku MP5, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno. Që ditën e ngjarjes vajza është shoqëruar në polici dhe ka dhënë shpjegime rreth lidhjes së tyre, ku ka pranuar afrimitetin që ka pasur me viktimën Billa. Por lënia e saj të lirë, ka bërë që policia ta mbajë në mbikëqyrje duke kryer përgjimin e saj. Vetëm pas 15 ditë ndjekje dhe verifikimin e kësaj shtetase, policia dhe prokuroria e Tiranës janë bindur se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, ka bashkëpunuar me Viktor Markun dhe Sabastian Malin, për të ekzekutuar Billën. Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë veprimet e 26-vjeçares, por dyshohet se ai ka dhënë informacion tek Sebastian Mali dhe Viktor Marku, për vendodhjen e Hekuran Billës. Kaq ka mjaftuar që policia dhe prokuroria të urdhërojnë arrestimin e Adjola Lakra, e cila pritet që në ditët në vijim të dalë para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shiku: 27/06/2020 08:50

    Vrasje amatoresh e kryer shpejt pa menduar ne detaje,kjo dhelpra qe kane perdorur keta eshte hallka me e dobet e zinxhirit dhe do ti shesi te gjithe nje e nga nje,oficeret gjyqesor dhe prokurori po i bejne presion duke i thene, ti je vajze e re e zgjuar na trego si ndodhi dhe sa veta ishin,prano qe je pjese e grupit qe te kesh lehtesime.Beje vete, beje mire 2 jane pak 3 jane shume.

    Përgjigju
  • Iris: 27/06/2020 03:27

    Kjo vajza besoj se vlen e merr para dhe per/SHERBIME TE TJERA SPECIALE/.

    Përgjigju
    • artan: 27/06/2020 10:09

      Është çështje karakteri, një femër që e ka mendjen pas lekëve i qëndron besnike vetëm parasë, ndaj kujdes o meshkuj kur e joshni femrën përmes parave se siç e blini ju sot ua blen tjetri nesër...pasnesër...është çështje kohe.

  • Vlorë: 26/06/2020 22:57

    Nqs një krim kryhet nga më shumë se një person në mbi 95%rasteve është i zbuluar sepse njëri nga personat e tjerë patjetër do bëjë gabim diku.. Keq më vjen se ky morrì hakun e vëllait, po është treguar shumë pa mend..

    Përgjigju
  • Tasimi: 26/06/2020 20:10

    Neni 78/a minimumi 35 vjet burg ose burgim te perjetshem. Te lumt dora plako klb vitet qe ju kan ngelur

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 27/06/2020 04:27

      Do dalin sic doli ai viktima qe vrau ne mes te Londres

  • Bastardi: 26/06/2020 20:03

    shkoni kapni sapunin tani

    Përgjigju
  • Amaniere: 26/06/2020 20:01

    Pse kot thone qe f... e fut shejtanin ne shishe.

    Përgjigju
    • Staplerfahrer: 26/06/2020 23:03

      Po harroj me e myll

  • Nje Shqiptar: 26/06/2020 19:10

    Hekuran Billa kriminel ordiner , vidhte ne Londer , ky Marku i shkrete e pesoi kot. H. Billa vidhte depozitat e parkingjeve. Tre vjedhes te tjere u prishin ne pazar me H.Billen dhe u zune. Hekurani kthehet dhe qellon ne keto plehrat tjera. Legjende mjaft me ju lutem I ndjeri H Billa ka qene mundes i lire me Kukesin sportist, por me prirje kriminale , dikush me K.S inicialet po dergjet ne burg plot 33 vjet per kete vrasje gjithashtu edhe K.S eshte kriminel. Po vrave do te vrasin.

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 27/06/2020 04:29

      Legjende e bejne injorantet e brezit te kalbur qe po rritet ne Shqiperi mes llumit dhe zhulit kulturor e shoqeror

  • Beluli: 26/06/2020 17:20

    Po viktima kishte shkuar per te marr motren tek dyqani i saj?. Po leket ku i gjeti hekurani? ndoshta ka te bej me hasape te tjera.

    Përgjigju
  • Vlore: 26/06/2020 17:10

    Ore ngelet me kete aman.. Po keta paskan 14 vjet qe mendohen dhe pasaj kapen per 3 ore hahahahhaahaa imagjino mendja dhe kokra e orizit.

    Përgjigju
  • Loni: 26/06/2020 15:25

    Ore akoma me dyshohet hecni ju organet ligjzbatuese... Profesionalizmi ne kulm... O e ka bere rraseni Brenda deri sa ti mbushet koka me thinja ose mos e shperdoroni imazhin e tjetrit e njollosni pa piken e lidhjes. Po qe akoma dyshohet se ... Why te neveritshme si artikuj keto gjera.

    Përgjigju
  • Genti: 26/06/2020 15:17

    Qa jan kto lajme kuj i plasi i vrau vllan vitorit vitori mur gjakun tani kta tjert jan te pa fajsh

    Përgjigju
  • Te lumt dora: 26/06/2020 15:14

    O viktor trimi ! Me vjen keq qe u kape

    Përgjigju
  • OTR: 26/06/2020 13:56

    Rip Lan Billa You will always be a legend

    Përgjigju
    • babi: 26/06/2020 19:40

      legjende ishte se i ndersente motrat e otrve

    • o ti rropsh: 26/06/2020 16:17

      Lan billa iku me te shumtit ashtu si meritonte, 2 jave e do arohet.kujdes mos ju iken ndonje legjend tjeter

    • Vlora: 26/06/2020 14:34

      I nderuar OTR, Cila ishin cilesite positive qe e benin te ndjerin (i uroj paqen e perjetshme atje ku ka shkuar) legjende? Ketu thuhet qe eshte vrases, ti thua qe eshte legjende, mund te na ndricosh te lutem?! Peace!

  • BeN10: 26/06/2020 13:17

    Na çat TRAPIN me Billen!!! Po e shisni si viktime, çun i mire, po kishte vrare pak! Keshtu ndodh kur drejtesia eshte KURVE, do qe ne qeli e do vuante denimin. Markut pushka TOP! te kishe heq qafe dhe qte gjyqtare bunder, mire do ishte.

    Përgjigju
  • Policia ne sherbim shembullore..: 26/06/2020 11:57

    Duke Arestuar ne kohe te shkurter Kriminelet vrases..Mbase Ju vijne mendet ata qe mundohen te thyejne Ligjet.. Edhe kjo eshte shembulli me i mire i Organizimit te Policise,,,qe jepet Si shembuj per parandaluar cfare do lloje Krimi..Qe cilido qofte ,qe thyhen Ligjet,,eshte vetem ceshtje ,kohe ,,se cilido do perfundoje perpara Drejtesise..ne vend qe te ngrysen ne mbremje prane Familiareve te tyre,,Duke Respektuar Ligjet..ne te kunderten ne dhomat qe hajrimi behet me Orare..

    Përgjigju
    • Vlora: 26/06/2020 13:49

      Bravo BeN10. Keto jane pasoja te mungeses se drejtesise. Polica eshte bande.

    • BeN10: 26/06/2020 13:21

      O BOLE!!! Çfare po ndodhe eshte se nuk ka DREJTESI. O TRAP!!! Te kishte, secili do qe ne punen e vet, Vrasesi ne BURG, Gjakesi ne hallin e vet!!! Po je kaq TRAP sa nuk te punon truri fare.... Sa per POLICINE, jane veç nje bande moterq...sh!!!

    • Tono: 26/06/2020 12:39

      Plotesisht dakort

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?