Vrasja e Hekuran Billës, autoritetet shqiptare letër-porosi Anglisë dhe Belgjikës: A kishte ende konflikte të hapura 40-vjeçari?

15 Qershor 2020, 19:39| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 20:36

  • Share

Katër ditë pas ekzekutimit të Hekuran Billës në zonën e 'Komunës së Parisit' në Tiranë, burime për Report TV bëjnë të ditur se autoritetet shqiptar kanë dërguar letër porosi në Angli dhe Belgjikë për të mësuar nëse viktima kishte ende konflikte të hapura apo jo.

Policia ende nuk ka një emër për vrasjen e 40-vjeçarit, ndërsa në pyetje janë marrë personat, të cilët viktima i ka takuar ditët e fundit dhe ata që ai shoqërohej që nga momenti që ka hyrë në Shqipëri.

Pista kryesore e vrasjës është ajo e hakmarrjes, për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2006, ku mbeti i vrarë Prel Marku. Ndërsa në kërkim nga policia vazhdon të jetë vëllai Markut, Viktor Marku.

Por si ndodhi vrasja në 11 qershor? Hekuran Billa është qëlluar në ecje e sipër me 15 plumba, në makinën e tij tip BMË X6 me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' me armë me silenciator. Viktima mendohet të ketë evidentuar atentatorin teksa e ndiqte, ku në tentativë për t'i shpëtuar plumbave është përplasur me 2 makinat e parkuara. Mësohet se personi që ka kryer ekzekutimin kishte vënë kapele. Ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, dhe mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë. Pas minuta pas atentatit, është gjendur një makinë e djegur në Pezë të Vogël, e cila dyshohet se i përkiste ekzekutuesve. 

Report Tv siguroi edhe videon nga kamerat e sigurisë së zonës ku shfaqet momenti i ekzekutimit të 40-vjeçarit Hekuran Billa te Komuna e Parisit, mbrëmjen e djeshme. Në video duket qartë momentin kur autori e gjuan nga makina drejt makinës BMW X6 me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO', ku ndodhej Billa dhe në rrugë, në atë moment, ka pasur duke qarkulluar edhe makina të tjera dhe njerëz.

Kush ishte Hekuran Billa? Report Tv mëson se Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative" dy herë si dhe “Plagosje me dashje". Dy persona të tjerë u plagosën nga plumbat gjatë të shtënave. Pronari i klubit në Angli Musa Rrahmani u plagos edhe u hodh nga dritarja e katit të dytë për të shpëtuar. Billa nuk e ka kryer dënimin, në rrethana ende të paqarta ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur një biznes për dhënien me qira të makinave. Bëhet fjalë për një biznes të lokalizuar te "Qytet Studenti" i hapur në 27 janar të këtij viti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?