Bota

Vrasja e Ilaria Sulës, dy shokë të Samson të dyshuar! Prindërit e 22-vjeçares për autorin: Të kalbet në burg

9 Prill, 13:00| Përditesimi: 9 Prill, 15:14

  • Share

Prokuroria e Romës ka urdhëruar bërjen e një ekspertize të tabletit dhe kompjuterit personal të Ilaria Sula, 22-vjeçares së vrarë nga ish-i saj Mark Samson. Operacioni do të nisë këtë të mërkurë dhe do të përfshijë edhe celularin e djalit që ka pranuar vrasjen. Konsultimi do të kryhet nga një inxhinier dhe rezultatet do të jepen në javët në vijim thotë Ansa.

Deri më tani prokurorët kanë ngritur akuza ndaj vrasësit dhe nënës së tij, e cila u përfshi në ngjarje duke ndihmuar të birin që fshinin gjurmët e gjakut në shtëpinë e tyre, ku ai ekzekutoi vajzën. Edhe pse shumë detaje janë zbuluar, hetuesi kanë dyshime për shumë detaje pasi ende nuk kanë arritur të ngrenë një kronologji të qartë të ngjarjes.

Pajisjet personale të viktimës dhe të autorit besohet se do të thonë më shumë në lidhje me lëvizjet e autorit i cili ka pranuar se e ka vrarë Ilarian në 26 Mars pasi ata kishin kaluar natën së bashku. Sipas prokurorisë kjo mund të mos jetë e vërtetë pasi Ilaria atë natë ka qenë nërvoze ndaj Marc Samson pasi ky kishte shkuar më herët në banesën e saj për të marrë laptopin dhe sende të saj.

Të dyshuar ndërkohë janë dy miq të 23-vjeçarit që mund ta kenë ndihmuar filipinasin në fazat pas vrasjes së Ilaria Sulës. Nëse nëna e vrasësit pranoi të hënën se ka kontribuar në fshirjen e gjurmëve të gjakut nga banesa pas vrasjes dhe është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës, dyshimet e prokurorisë së Romës për dy djemtë kanë të bëjnë me hipotezën se ata mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit ose që ishin në dijeni të krimit.

Gjëja e parë që ngre dyshime janë gjurmët telefonike me të cilat është lidhur celulari i viktimës pas vdekjes, kur Marku vazhdonte të dërgonte mesazhe për të mashtruar të afërmit dhe miqtë. Ato përputhen me banesën e dy shokëve të Marc Samson të cilët tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë mohuar të gjitha akuzat. Ndërkohë janë edhe vështirësitë që ka hasur Marku për t'u treguar efektivëve vendin e saktë se ku e kishte hedhur trupin e viktimës ajo që ngre dyshime.

Prindërit e Ilarias ndërkohë të dërrmuar emocionalisht pas ceremonisë mortore të së bijës janë shprehur në një intervistë për La Reppublica, pasi u informuan se Marc Samson është ndihmuar nga e ëma në ngjarje.

Flamur dhe Gëzime Sula, prindërit e Ilarias:

“Duhet të kalbet në burg për jetë. Ajo që i ka bërë, nuk u bëhet as kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt por e hodhi si të ishte e tillë”. "Si mund ta bësh një gjë të tillë? Ajo duhet të kishte thirrur urgjencën, ambulancën, policinë. Nuk e ndihmoi të pastronte por e mbuloi. Ajo nuk është nënë."

Flamur dhe Gëzime Sula kanë treguar se fundjavën pas ngjarjes e prisnin Ilarian në shtëpinë e tyre. I vëllai kishte dalë për ta pritur në stacionin e trenit ku ajo nuk ishte dhe më pas kur e te lefonuan telefonin i saj rezultonte i fikur, gjë i çoi të dyshonin se kishte ndodhur diçka.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?