Ilaria Sula dhe Mark Samson

Bota

Vrasja e Ilaria Sulës/ Përveç nënës, dyshohet se autorin e ndihmoi edhe babai për zhvendosjen e trupit të studentes shqiptare

11 Prill, 10:22| Përditesimi: 11 Prill, 11:06

  • Share

Është më shumë se një dyshim: dikush, përveç nënës, mund të ketë ndihmuar Mark Samson për të fshehur trupin e Ilaria Sulës. Vëmendja e magjistratëve të prokurorisë së Romës tashmë është përqendruar te babai i ish-të dashurit të viktimës. Burri aktualisht nuk është nën hetim. Dyshimet marrin formë rreth një nyjeje qendrore: koha e femicidit (vrasjes së të resë).

Marku, 23 vjeç, ka deklaruar se vajza e kishte vizituar mbrëmjen e 25 marsit dhe se e kishte vrarë mëngjesin tjetër, pasi i kishte çuar mëngjesin në dhomë. Më pas, ai dyshohet se kishte pastruar gjithçka, kishte hedhur një qilim të ndotur dhe leckat në një kazan plehrash dhe kishte çuar trupin në makinë.

Por diçka nuk përputhet. Sipas analizës së celularit të viktimës - të cilin dyshohet se Marku e kishte marrë me vete, pajisja doli nga shtëpia në Via Homs në orën 10:36 të datës 25 mars. Është shumë herët për të kryer të gjitha ato veprime. Një detyrë e vështirë, edhe me ndihmën e nënës së tij, e cila pranoi se e kishte ndihmuar në pastrimin dhe është nën hetim për fshehjen e një kufome.

Ka më pas një element tjetër që ushqen dyshimet: askush, në një mëngjes kaotik të së martës në Romë, nuk do të kishte vënë re një të ri që mbante një valixhe shumë të vogël për të mbajtur një trup.

Edhe duke supozuar se Marku kishte forcën e nevojshme për të ngjitur trupin nëpër shkallë dhe për ta ngarkuar në bagazhin e makinës, shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje.

Për këtë arsye, prokurorët, të koordinuar nga prokurori shtesë Giuseppe Cascini, dyshojnë se Marku mund ta ketë vrarë mbrëmjen e kaluar dhe se Ilaria nuk ka qëndruar vullnetarisht në shtëpinë e 23-vjeçarit, të cilin sapo ishte ndarë. Po pse të zhvendoset koha e krimit me 12 orë? Ndoshta vonesa kohore mund të shërbejë për të mbrojtur personin që ishte në shtëpi mbrëmjen e 25 marsit: babain e Markut.

Në pritje që autopsia të sqarojë kohën e saktë të vdekjes, ekipi i policisë ka shkuar tre herë në apartamentin e Samsonëve, duke sekuestruar disa rroba, përfshirë ato të babait. Po kërkohen gjurmë biologjike.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të sqaruar edhe ditët pas vdekjes së Ilarias. Menjëherë pasi e hodhi trupin në një luginë në periferi të Romës, Marku takoi një mik të viktimës për të ngrënë një piadinë. Më pas ka tentuar të takojë një vajzë që ka njohur në rrjetet sociale dhe më në fund ka dalë me miqtë dhe dy vajza me origjinë polake që kishte takuar në qendër të Romës. Vajzat e reja që tani janë të frikësuara nga ajo që mund të kishte ndodhur. Të gjithë do të dëgjohen në prokurori./ La Repubblica

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?