Ilaria Sula dhe Mark Samson

Bota

Vrasja e Ilaria Sulës/ Prokuroria kërkon 2 vite burg për nënën e autorit

18 Shtator, 14:39| Përditesimi: 18 Shtator, 14:42

  • Share

Hetimet mbi vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra në më mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj vazhdojnë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar dënim me dy vite burg për nënën e autorit Mark Samson.

Il Messaggero raporton se, sipas Zyrës së Prokurorit, Nors Manlapaz u angazhua për të fshirë çdo gjurmë të abuzimit, pa denoncuar kurrë të birin. Për këtë arsye, Prokurorja Publike Maria Perna ka rekomanduar një dënim të tillë, pavarësisht të dhënave të saj të pastra penale, duke përfituar edhe nga marrëveshja për pranimin e fajësisë që parashikon një ulje të një të tretës së dënimit.

Seanca për këtë çështje është caktuar për 10 nëntor, ku gjyqtari do të vendosë për pranimin e marrëveshjes dhe dënimin e mundshëm me kusht.

Ndërkohë, gjyqi i Mark Samson do të fillojë më 12 nëntor.

Hetuesit zbuluan mesazhe shqetësuese që tregojnë impulsin vrasës të të riut, i nxitur nga xhelozia dhe pamundësia për të pranuar fundin e marrëdhënies.

"Nëse nuk kthehet tek unë, do ta vras", "Do ta bëj të paguajë", ishin disa nga mesazhet që 23-vjeçari u kishte dërguar miqve të tij disa javë para se të vriste të renë shqiptare.

Trupi i pajetë i studentes shqiptare u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli më 2 prill. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?