Ilaria Sula dhe Mark Samson

Bota

Vrasja e Ilaria Sulës/ Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj, ai i mori jetën

23 Maj, 10:01| Përditesimi: 23 Maj, 12:45

  • Share

Vrasja tragjike e Ilaria Sulës nga ish i dashuri i saj, Mark Samson në Itali, ka marrë një tjetër kthesë.

 I riu me origjinë filipinase ka tentuar të mashtrojë prindërit dhe miqtë e tij me llogari false, për të treguar se i kishte marrë të gjitha provimet në Sapienza, shkruan La Repubblica.

Madje 23-vjeçari kishte bërë  që ata të besonin se ai ishte gati të diplomohej në Arkitekturë.

"E mora mesazhin sepse i kërkova t'i kërkonte sekretares të më tregonte notat e tij", i tha policisë Nora Manlapaz , nëna e djalit, gjatë marrjes në pyetje më 7 prill.

Nëna as nuk e vuri re mashtrimin e dukshëm pas arrestimit të djalit të saj. Në fakt, në dokumentet e hetimit ka email-e që i erdhën nga universiteti babait të tij, Eddie-t. Dhe në shikim të parë është e qartë se është një falsifikim.

Emri i dërguesit është një "La sapienza" e përgjithshme, me një s të vogël. Adresa është një llogari në Google e hapur për këtë rast: [email protected]. Universiteti, i kontaktuar nga Repubblica , konfirmon falsifikimin e rëndë. Megjithatë prindërit i besojnë Markut verbërisht dhe nuk dyshojnë për asgjë kur përballen me ato email-e të paqarta.

Mamaja e tij, e mbrojtur nga avokati Paolo Foti, është e bindur se djali i saj është një nxënës shembullor edhe pas arrestimit të tij.

“Ky është viti i pestë i universitetit. Vitin e kaluar, për shembull, ai mori 30/30 cum laude”, shpjegon gruaja, e cila është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. 

Ajo dyshohet se e ka ndihmuar të birin të heqë gjurmët e gjakut nga shtëpia në Via Homs.

Çështja e studimit është thelbësore për të kuptuar skenarin në të cilin zhvillohet femicidi. Ilaria Sula i kishte dhënë fund lidhjes me Mark Samsonin muaj më parë. Por djali nuk mund ta pranonte. Ndër arsyet e konfliktit të tyre ishte edhe mungesa e transparencës së 24-vjeçarit në lidhje me karrierën e tij universitare.

"Ose më trego notat ose do të të lë", thuhet se ka thënë Ilaria, e cila ndoshta e ka zbuluar mashtrimin e Markut.

Për ta, në fakt, ishte thelbësore që djali i tyre të mbaronte universitetin. Për këtë arsye ata nuk e shikonin me sy të mirë marrëdhënien me Ilaria Sulën. Nëna e konfirmoi këtë gjatë marrjes në pyetje para hetuesve.

"Thashë që nuk e doja Ilarian në shtëpi, por vetëm se në vendin tonë, kur një çift nuk është i martuar, sjell fat të keq nëse shkojnë të jetojnë me prindërit e tyre. Nuk shkonin mirë, sidomos gjatë sezonit të provimeve", citohet të ketë thënë ajo.

Trupi i pajetë i studentes shqiptare u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli më 2 prill. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?