Ilaria Sula dhe Mark Samson

Bota

Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhen SMS-të që autori dërgoi shoqes së viktimës nga celulari i saj: Po dal me një djalë që njoha në rrugë

15 Prill, 09:31| Përditesimi: 15 Prill, 09:37

  • Share

"Nuk e di nëse do të bëj ndonjë budallallëk. Por do të shkoj në shtëpinë e një djali që takova në rrugë. Unë isha keq."

Është data 26 mars kur Maria Sofia kontaktohet nga celulari i Ilaria Sulës, mikes së saj më të mirë. 22-vjeçarja një natë më parë kishte qenë në shtëpinë e ish-të dashurit të saj Mark Samson dhe pasi e vrau, i mori celularin dhe nisi t'i dërgonte mesazhe në emër të saj për të mbuluar gjurmët e tij. Një akt i tmerrshëm kriminal, që pasi u godit me thikë, Ilaria u mbyll në një valixhe dhe u hodh nga një shkëmb në Capranica Prenestinë.

Biseda tashmë është pjesë e hetimit. Dhe gozhdon sjelljen e djalit 23-vjeçar, i cili pas kryerjes së vrasjes, dëshiron t'i bëjë njerëzit të besojnë se vajza është ende gjallë, duke simuluar një takim romantik me një djalë të supozuar për të mashtruar shoqen më të mirë të Ilarias.

“Ne e pamë njëri-tjetrin këtë mëngjes jashtë La Sapienza dhe ai më pyeti nëse doja të dilja sot”, shkroi Samson, duke u shtirur si ish e dashura e tij.

“Unë po fle këtu”, shtoi ai.

Për ta bërë skenën më të besueshme, në orën 19:42, Samson postoi gjithashtu një foto të një të riu muskuloz të shtrirë, duke ngjallur kureshtjen e mikes së viktimës: “O Zot, atëherë? E bëtë?”, dhe Samson shkruan nga telefoni i Ilarias: “Po, kam bërë një marrëzi”.

Kur mikesha e saj e pyeti se ku ndodhet, Samson u përgjigj: “Nuk kam dëshirë ta them Sofi, dua të ndihem e lirë në çdo kuptim, pa pasur dikë që të më pyesë ku jam”.

Kur iu kërkua lokacioni, Samson shkruajti: “Nuk mundem, e dashur, më fal. Jam pothuajse në Napoli”. Maria Sofia është e shqetësuar: “Ok, bëj si të duash, nuk po të gjykoj nëse ke shkuar në Napoli, por sigurisht nuk do ia tregoj te Markut. Sepse më ka ndodhur edhe mua një herë të shkoj në shtëpinë e dikujt, dhe po të ndodhte diçka, do të isha në merak të madh”. Samson iu përgjigj: “Nëse jam në hall, mund ta zgjidh vetë.”

Orët kalojnë dhe ndërkohë nuk ka më asnjë lajm për Ilarinë. Maria Sofia e telefonon disa herë, por vajza nuk i përgjigjet: “Ilaria, më thirri nëna jote, po thërret policinë”.

Në orën 12, Samsoni përgjigjet në emër të së resë: "Të lutem, harrova se duhej të shkoja në Terni. Nuk jam në Romë", shkruan ai . Përgjigja nuk e bind Maria Sofian e cila kërkon konfirmimin: "Nuk të besoj, duhet të dëgjoj nga ty, duhet të të shoh. Tani". Samson nxjerr justifikime: "Nuk më punon mikrofoni, telefoni më ra në ujë".

Diçka nuk është në rregull.

“Mami i Ilarias është nisur tashmë për në Romë. Lamtumirë, kushdo që të jesh,” shkruan Maria Sofia të premten në mëngjes.

Dhe Samson, i cili tani mbrohet nga avokati Fabrizio Gallo, ndalon së përgjigjuri në emër të Ilaria Sula-s - të paktën në mënyrë private. Më 31 mars, kur lajmi për zhdukjen bëhet publik, ai hyn në profilin e saj në Facebook dhe poston një mesazh qetësues: “Faleminderit të gjithëve, jam mirë.”

Kjo është përpjekja e fundit për të devijuar hetimet, përpara zbulimit të trupit të Ilarias dhe rrëfimit të autorit, që daton natën mes 1 dhe 2 prillit./La Repubblica

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?