Bota

Vrasja e Ilarias/ Ish i dashuri filipinas tentoi t’i merrte kompjuterin, 22-vjeçarja shqiptare i shkoi në shtëpi për t’i kërkuar llogari, por s’u kthye e gjallë! Nis hetimi për nënën e autorit

6 Prill, 11:53| Përditesimi: 6 Prill, 22:56

  • Share

Para se të vriste Ilaria Sulën, ish-i dashuri filipinas Mark Samson ishte përpjekur të shkelte privatësinë e saj, duke i shkuar në shtëpi pasditen e 25 marsit kur 22-vjeçarja shqiptare nuk ndodhej aty e duke u përpjekur të merrte kompjuterin e saj.

Kjo do të ishte arsyeja që më pas Ilaria shkoi tek ai në rrugën Homs po atë mbrëmje, ndoshta për t'i kërkuar llogari për atë ndërhyrje, por nuk u kthye e gjallë.

Mediat italiane shkruajnë se ai kishte rrëfyer pistën e xhelozive, por djali me të cilin Mark pretendonte se shoqërohej Ilaria, thotë se nuk e ka takuar kurrë studenten vetëm sa kishte shkëmbyer disa mesazhe.

Ajo që del tani është se vrasësi ka mbajtur telefonin e Ilarias për një javë, aksesi i fundit në të cilin ka qenë në orën 00.40 të datës 1 prill . Ajo u kishte shkruar të njëjtat mesazhe miqve: “Jam në Napoli, po argëtohem por kam humbur trenin”, duke iu referuar pamundësisë së kthimit në Terni siç u kishte premtuar prindërve.

Gjatë gjithë dëshmisë ai është përpjekur të distancojë prindërit nga kjo ngjarje, por autoritetet kanë nisur hetimin për nënën e Mark Antony Samsonit, për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.

Këtë të hënë pritet të bëhet edhe varrimi i 22-vjeçares shqiptare, ndërsa në nder të saj do të ketë edhe një kortezh me pishtarë.

Ora 22:37
Vrasja e Ilaria Sulës, nis hetimi për nënën e autorit, dyshohet se fshehu trupin e shqiptares

1743597685_ilariasula.jpg

Nëna e Mark Antony Samsonit, 23-vjeçarit që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, është vënë nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.

Sipas mediave italiane nëna e ish-të dashurit të Ilarias kishte qenë e pranishme në shtëpi në momentin e krimit dhe kishte dëgjuar britmat e të resë që vinin nga dhoma e gjumit, ku ndodhi vrasja. Kur hyri në dhomë, ajo pa trupin e pajetë të vajzës dhe më pas ndihmoi djalin e saj të pastronte vendin e krimit dhe të fshihte kufomën.

Hetimet kanë marrë këtë kthesë në orët e fundit teksa nesër në 7 prill nëna e filipinasit do të merret në pyetje dhe tashmë është vënën në masë sigurie. Autoritet po hetojnë të dy prindërit e autorit të dyshuar, që fillimisht deklaruarn se nuk ishin larguar nga shtëpia natën e krimit, por më pas u shfaqën kontradiktorë.

Pasditen e 25 marsit kur Ilaria Sula nuk ndodhej në shtëpi, ish-i dashuri kishte shkuar t’i merrte kompjuterin, por shoqet e 22-vjeçares e kishin kundërshtuar. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja, pse shqiptarja i shkoi në shtëpi filipinasit, për t’u sqaruar.

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 07/04/2025 07:57

    Ne gjithe kete histori nuk kuptoj vetem se cfare kërkonte kjo vajze qe ishte lidhur me kete surat mutin Filipinet???!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?