Kosova & Rajoni

Greqi/ Zbardhet vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë! Dyshohet për larje hesapesh, u gjendet arma që dyshohet se përdorën në atentat (EMRAT)

27 Janar, 16:03| Përditesimi: 27 Janar, 22:40

  • Share

GREQI- Autoritetet greke kanë zbardhur atentatin ku mbeti i vrarë Irakli Davella dhe 1 tjetër u plagos më 15 dhjetor të vitit të kaluar, në një lokal të Athinës. 2 shqiptarë raportohet se janë arrestuar nga policia greke, për vrasjen e 47-vjeçarit me origjinë shqiptare, në Thrakomakedones.  Ata janë Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda, autorë të dyshuar të krimit, të cilët qëlluan nga brenda një makine të vjedhur para krimit.

Ata dyshohet se janë vrasës me pagesë, pasi nuk rezultojnë të kenë pasur më herët njohje me dy shqiptarët që mbetën pre e atentatit. Ata u gjurmuan përmes së vjedhur dhe vëzhgimit fizik për ditë me radhë. Policia ndërhyri në orët e para të mëngjesit së 27 janarit për kontroll në banesat e tyre, ku raportohet se është gjetur një armë zjarri, e cila do të ekspertohet për të kuptuar nëse është e njëjta e përdorur në krim.

Në pritën ngritur ku u vra Davella në Athinë, autorët plagosën rëndë, Edi Lulon i njohur edhe si Etmond Hysa. Që në momentin e parë, autoritetet greke vlerësuan se bëhej fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 47-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me persona që janë vrarë në konfliktet e ndezura mes grupeve rivale dhe mafies greke. Gjithashtu, në vitin 2009 kundër Davellës është ngritur një hetim për organizim kriminal dhe zhvatje, ndërsa pas kësaj ai duket se nuk i ka shqetësuar më autoritetet.

Një persona me shumë interes për hetimet ka qenë edhe i plagosuri rëndë në kokë dhe në bark, Edi Lulon alias Etmond Hysa. Vetëm pak ditë para ngjarjes së rëndë ai kishte ardhur nga Dubai, për të cilin hetuesit grek besojnë se ka luajtur rol në pritën vrasëse. Me fjalë të tjera, ata vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka qenë për një arsye specifike, gjë që ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta largojë nga rruga.

Dy shqiptarët arrestuar

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 27/01/2025 18:41

    Shih si i gjen vrasësit me pagesë Greqia!!! Në Shqipëri gjejnë vetëm viktimat dhe makinat e djegura të vrasësve

    Përgjigju
    • Real: 27/01/2025 18:53

      I gjen dhe shqiperia me drejtoret dhe shefat e zgjedhur me konkurset me detyrim percaktim paraprak. Derkuci minister pa karakter i del ne mbrojtje me deklarata pompoze all SpiroRama sa here qe shkelin ligjin dhe favorizojne kriminelet.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?