Bledar Jambelli dhe Artan Cuku

Vrasja e ish kryekomisar Cukut, Drejtësia kërkon ekstradimin e Jambellit, ideatori dhe porositësi i eksekutimit

2 Shtator 2020, 16:34| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 17:23

  • Share

Ministria e Drejtësisë kërkon sërish ekstradimin e Bledar Jambellit personit të përshirë në urdhërimin e vrasjes së ish kryekomisarit Artan Cuku. Në shkresën e ministres Etilda Gjonaj drejtuar prokurorisë së përgjithshme, pyetet nëse ka ndonjë procedim të ri ndaj Jambellit, që do t'i hapte rrugë një kërkesë të dytë drejtuar Greqisë për ekstradimin e tij.

Kërkesa e parë për ekstradim u rrëzua, pasi autoritetet greke i njohën Jambellit statusin e azilantit për arsye politike. Jambelli u prangos në Greqi dhjetorin e vitit 2018 ndërsa arrestimi i tij u bë nga interpol Athina me kërkesë të autoriteteve shqiptare, por që refuzoi ta ekstradojë duke i dhënë statusin e azilantit.

Jambelli akuzohet nga drejtësia shqiptare si ideatori dhe porositësi i vrasjes së ish kryepolicit Artan Cuku.

Artan Cuku u vra më 8 Prill 2017 teksa kthehej në banesën e tij pranë rrugës së kosovarëve në tiranë. Disa javë pas atentati që i mori jetën Cukut hetimet zbuluan si ekzekutuar të këtij krimi Mikesh Shallarin të riun nga Kuçova.

Më pas Shallari duke bashkëpunuar më drejtësisë tregoi skemën e krimit e hetuar si vrasje për shkak të detyrës, vrasje pas të cilës si porositës qëndronte Bledar Jambelli.

Jambelli rezulton i skeduar nga policia edhe vite më parë ndërsa përplasjen me Artan Cukun e ka patur pasi Cuku si drejtues i policisë së Vlorës e kishte arrestuar atë vite më parë.

Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Bledar Jambellit

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?