Në procesin gjyqësor për Ilir Selmanin dhe Elvis Gacajn janë shfaqur pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e vrasjes se ish-policit Satiago Malko. Gjate seances u shfaqen edhe pamje te dy te pa dehurve Selmani e Gacaj që sipas SPAK, kanë lëvizur në zonë para dhe pas ekzekutimit të Malkos.
Për këtë ngjarje pak kohë më parë u dënua me 25 vite burg Blendi Teta. Pak ditë më parë gjykata ka nisur procesin ne mungese edhe për Leonard dhe Erlis Duka dhe anëtarë të tjerë të këtij grupi që dyshohen si të përfshirë në organizimin dhe vrasjen e ish-policit Malko që njihej edhe si person i afërt me Ervis Martinajn.