Vrasja e Pashko Ujkës është një vrasje mafioze, por është faji i policisë që ngjarja nuk ishte parandaluar. Kështu thanë të ftuar në Report Tv ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj si dhe eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa.
Hajdarmataj, tha se viktima kishte një të kaluar ku ishte përfshirë në konflikte, pasi i ishin bërë dy atentate më parë, dhe sipas tij policia duhet të jetë prezentë në monitorimin e territorit dhe në marrjen e informacionit për të arritur që të parandalojë ngjarje të tilla kriminale. Ish-drejtuesi i Policisë, tha se policia e Shtetit është kthyer në një postier, duke u mbingakruar më punë që nuk i takojnë dhe zhvendos vëmendjen nga fokusi kryesor që ka për të monitoruar terrenin.
‘Jemi në një situatë që aktualisht po dominon krimi. Këto kohët e fundit jemi mësuar, kemi parë ngjarje që ndodhin tamam të tipit mafioz. Deri në këto rrethana, unë do ta konsideroj mafioze, se autori ka qenë i sigurt me veprimet e tij. Pistat e hetimit mund t’i ngremë mbi të kaluarën e viktimës, i kujtojmë të shkuarën, duke i bëjmë një farë penalizmin të ndjerit, pa pasur gjë në dorë. Nëse ka pasur konflikte, ku është policia?! Policia duhet të jetë prezentë, në aksion. Nuk mund të dalim e të bëjmë kronologjinë e viktimës. Pasi këto pista na bëjnë me dije se ka pasur problematike, por nëse i është rrezikuar jeta e ka pasur atentate dhe më parë ku është policia për të parandaluar ngjarje të tilla. Këtu është faji i plotë i policisë për sa i përket punës për parandalim. Policia duhet të jetë më prezentë në thithjen dhe përpunimin e informacioneve. Nëse ka një punë të mirëfilltë mendoj se kjo ngjarje shkon drejt zbardhjes. Policia nuk monitoron territorin. Policia shqiptare është kthyer në postier, dhe harron të merret me krimet. Nuk është e vëmendshme në kontrollin e territorit.’- tha Hajdarmataj.
Sa i takon lëvizjeve të drejtuesve të policisë në qarqe, me emërimin në krye të Policisë së Shtetit të Gledis Nanos, Hajdarmataj, nuk i cilëson frytdhënëse. Këto lëvizje sipas Hajdarmataj duhet të vijnë pas një analize konkrete të punës në këto qarqe.
‘Lëvizjet dy javë pas emrimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit nuk janë frytdhënëse. Në momentin që lëviz një drejtor të policisë së Qarkut duhet të kesh një situatë të qartë për rendin në këtë qark. Duhet të ketë një analizat të thellë. Analiza nuk mund të bëhet me emra. U bë e parakohshme, e cila jep energji negative dhe janë në shkelje të ligjit, pasi dy drejtorë qarku janë pa gradat përkatëse.’- tha Hajdarmataj.
Edhe për ekspertin e kriminalistikës Fatjon Softa, vrasja duhet të ishte parandaluar dhe se kjo duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për shtetin pasi ka rënë fuqia parandaluese e policisë së shtetit. Softa tha se përdorimi i armës silenciator në vrasje, tregon se armët e sofistikuara janë sheshit.
‘Pasiguria e njerëzve është një problem shqetësues dhe forca parandaluese nuk është më në ato nivele që duhet të jetë. Kjo është një ngjarje që duhet të ishte parandaluar. Humbja e jetës së tij tragjike. Arma që është përdorur është mafioze, qytetarët janë shumë të pasigurt sapo dalin nga shtëpia. Kjo është një kambanë alarmi për shtetin. Pashko Ujkaj duhet të merrej në mbrojtje. Përdorimi i armëve të sofistikuara, si silenciatorit, tregon se armët janë sheshit dhe tregon se kush do e gjen armën dhe e përdor dhe nuk gjendet. Situata është shqetësuese, nuk ke garanci që në Shqipëri nuk ndodhi ngjarjet. Viktima më e madhe se humbja e jetës, është se brezi i ri po rritet i tronditur. Të arrish sot, bëhet një krim dhe të gjithë me pistoletë në dorë, kjo është shqetësuese. Policia duhet të jetë e hapur, ndaj elitave dhe shoqërisë dhe të jenë më bashkëpunuar.’- tha Softa
Iku ajo kohe kur vriteshin si neper filma sipas porosise.. Si e do: me mbytje, me aksident, me varje vetes Apo me vetvrajse e djegie dhe me lenie letre familjes!!! Tashi s'lodhen hic, thjesht plumba e kallash.. s'kane hic fantazi.
PërgjigjuNe kohen e tyre ,ne keto kushte ,keta eks per te i ruanin ata e kercenoheshin edhe poshte krevatit.Ndaj nuk kishte vrasje.Ky hajdar matja mos eshte trapajan?
PërgjigjuTë dy këta ekspertë janë kampionët e parandalimit të vrasjeve në Ballkan!! E kanë ndritur kur kanë qenë në polici $i njëri ashtu edhe tjetri...
Përgjigjute lumte Shkodra fjale me vend po kush i njeh ata per ekspert