Ish-polici Santiago Malko dhe i pandehuri Leonard Duka

Kronikë

Vrasja e ish-policit Malko, debate në gjyqin ndaj Leonard Dukës në GJKKO! Pranohet për dëshmi babai i tij, avokatja kërkon të pyetet edhe Ervis Martinaj

18 Qershor, 17:12| Përditesimi: 18 Qershor, 18:15

  • Share

Debate në procesin e sotëm ndaj të akuzuarit si kreu i organizatës “Klani Duka”. GJKKO nisi seancën teksa dëgjoi palët, ku nuk munguan pretendimet dhe tensionet mes avokates së të pandehurit dhe prokurorit të SPAK.

Avokatja e Leonard Dukës kundërshtoi dëshmitë dhe aktet e deritanishme të çështjes për dosjen e ekzekutimit më 2019 te 'Xhamlliku" në Tiranë e ish-policit Santiago Malko, duke pretenduar edhe shkelje të procedurave e ligjit nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

“Blendi Teta dha deklarime para gjykatës dhe dha detaje të reja me rëndësi për këtë gjykim. Së pari, gjatë pyetjes së Blendi Teta, prokurori e ka marrë në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Cilët kanë qenë policët që e shoqëruan Blendi Tetën në sallat e GJKKO? Prokurori i ka kërkuar të mos japë deklarime para togave të zeza. Kërkojmë të thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ja këkroi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë? Kërkojmë nga gjykata të bëhet një verifikim i thënieve të Blendi Tetës. Në lidhje me provat e reja të paraqitura nga prokuroria, ato kanë ardhur në formë emaili nga autoritetet franceze, jo si dokument. Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dimë nëse kodi i Sky ecc që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo disa? Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj., nëse janë përdorues të sky ecc apo në rast se i qendrojnë provave të sjella nga organi i akzuës. Kërkojmë të thirret edhe Muhamed Duka, babi i Leonard Dukës, të japë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar”, tha avokatja mes të tjerash.

Prokurori Behar Dibra kundërshtoi, duke i quajtur të pabazuara pretendimet:

“Kërkesat i shoh të pabazuara dhe të pambështuetura sa i përket këtij gjykimi. Për pretendimin e avokates për kontaktimin tim me Blendi Tetën, është e vërtetë që e kam kontaktuar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore këtu. Tjetra, mënyra e identifikimit të aplikacionit sky ecc, është ajo e policëve gjyqsorë nuk ka ndonjë mënyrë tjetër. Për thirrjen e personave për të dhënë dëshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinajt, vendndodhja e tij për më tepër (i zhdukur pa gjurmë që prej 8 gushtit 2022). Disa prej tyre që kërkohen nga avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar”.

Gjykata e Posaçme vendosi rrëzimin e kërkesës për thirrjen e punonjësve të policisë në këtë proces. Gjykata konstaton që është shpjeguar në sallë nga i pandehuri dhe prokurori që janë takuar.

“Është e panevojshme për ketë proces për verifikimin e thënieve të Blendi Tetës”, vendosi gjykata.

Për letër-porositë për Sky Ecc, gjykata konstaton që aktet janë marrë në kuadër të një procedimi tjetër. Janë bërë letër-porosi në kuadër të dy procedimeve.

Për thirrjen e personave të kërkuar në cilësinë e dëshmitarëve, gjykata thotë se në momentin që do ketë njoftim nga policia për kapjen e tyre, atëherë mund të paraqiten për të dëshmuar. Për Ervis Martinaj etj., nuk ka të dhëna për vendndodhjen e tyre.

Ndërsa për Muhamet Dukën gjykata pranon kërkesën e mbrojtjes që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit. Seanca u shty për më datë 24 qershor, ora 09:00, ku pritet të vijohet me procedurat dhe të dëshmojë babai i të pandehurit.

Pikërisht dhunimi i babait të vëlelzërve Duka dyshohet se është edhe 'sebepi' i armiqësisë mes ish-miqve Duka-Martinaj, që kaluan më tej në konflikt të përgjakshëm. Nga hetimet dhe dëshmitë rezulton se Malko kishte rrahur babanë e vëllezërve Duka dhe situata kishte denigruar më tej, teksa ish-polici cilësohej si mbështetës i 'mbretit të kumarit', Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 8 gushtit 2022 pa asnjë gjurmë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?