TIRANË- Pas 3 vitesh nga ekzekutimi mafioz, vrasja e ish-policit Santiago Malko e ka një autor! Ai është Blendi Teta, i cili është dënuar mesditën e kësaj të mërkure me 25 vite burg. Lajmi është konfirmuar nga burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, e ndërsa pretendimet e Tetës se nuk është i përfshirë në krim, janë hedhur poshtë nga gjykata, pasi si provë e fortë janë tabulatet telefonike.
Në këto përgjime telefonike është vërtetuar se Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar. Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej një viti në kërkim, më konkretisht Leonard Dukën; Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën, Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën te cilët janë ndarë në gjykim nga Teta.
Blendi Teta u kthye në dëshmitarin kryesor pasi zbërtheu pjesë të rëndësishme të klanit Duka që organizoi vrasjen e Santiago Malkos.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e 27 gusht në zonën e "Xhamllikut" ekzekutohet me breshëri plumbash Santiago Malko. Malko, një ish punonjës policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij do të dilte në skenë në Tetor të 2018, ngjarje kjo kur i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Në kërkim me vendim gjykate janë shpallur 8 persona, dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”. Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme.
Vazhdoni me keto denime sepse u mesuan horrat te bejne krime dhe te dalin per dy vjet. 25 vite ky plehra nuk del pa bere nhs 20 brenda. Te perjetshem ata killerat e lushnjes dje iken per lesh. 20 vite pa te drejte dalje ne kusht dhendri i Qazimit ne Elbasan iku per lesh. Te vazhdohet keshtu disa vite dhe do i shihne cubat kur te fshihen si minjte.
PërgjigjuKy qelbesire duhet te denohet perjete.
Përgjigju