Viktima Santiago Malko dhe Blendi Teta

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK kërkon ndryshim akuze: Nga vrasje me paramendim të bëhet vrasje për hakmarrje

29 Tetor 2020, 10:59| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 11:00

  • Share

Rëndohet pozita për Blendi Tetën. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim” në “vrajse për hakmarrje”.

Të pandehurit i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet me ndryshimin e cilësimit të veprës penale.

Vetë Teta nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Seanca e radhës në datën 03 nëntor. Blendi Teta është i arrestuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht 2019.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?