Marko Gjuriç

Kosova & Rajoni

Vrasja e Ivanoviç, Gjuriç fajëson Kosovën: S'po bashkëpunon për kapjen e autorëve

11 Qershor 2018, 08:03| Përditesimi: 11 Qershor 2018, 08:09

  • Share

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka folur edhe një herë për ecurinë e hetimeve mbi vrasjen e liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç.

Sipas Gjuriç, po të bashkëpunonin autoritetet e Prishtinës me autoritetet e Beogradit dhe ndërkombëtarët, do të kishte nje rezultat deri më tani nga këto hetime, raportojnë mediat kosovare.

“Në qoftë se autoritetet e Prishtinës do të bashkëpunonin në hetimet rreth vrasjes së Ivanoviçit, rezultatet me siguri se do të ishin ndryshe dhe do të kishim ndonjë epilog”, është shprehur Gjuriç.

E pranishme në vendin ku foli Gjuriç ishte edhe bashkëshortja e liderit të SDP-së, Milena Ivanoviç, e cila edhe pse nuk foli zyrtarisht për hetimet rredh vrasjes, në një bisedë jo formale me televizionin “N1”, tha se informacionet e fundit mbi këto hetime i ka marrë vetëm nga udhët jozyrtare.

Ajo po ashtu shtoi se nuk do të publikojë informacionet që asaj i vijnë, dhe lidhur me këtë çështje do të flasë kur të vijë koha.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?