TIRANË- Në Apelin e GJKKO u mbajt seanca e radhës për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, Festim Bexhdili, i akuzuar si pjesë e grupit që organizoi, rrëmbeu dhe zhduku pa gjurmë trupin e Jan Prengës, më 17 janar 2020. Dritan Rexhepi kishte refuzuar të paraqitej në seancë për të dëshmuar dhe me vendim të Apelit të Posaçëm, forcat e policisë e shoqëruan me forcë.
Gjithsesi, Rexhepi nuk tha asnjë fjalë para togave të zeza, duke u shprehur se “nuk dua të pyetem se nuk kam çfarë të them”.
Ndërkohë, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Ilir Muratit, avokatit të Festim Bexholit, i cili kishte kërkuar që pamjet filmike të kompleksit ‘Golden’ të këqyreshin me ekspert. Seanca u shty për më datë 26 qershor ora 10:00.
Gjyqi për kopshtarin Festim Bexhdili u dënua me burg për jetë nga GJKKO për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, por një vendim i Gjykatës së Lartë vendosi ta kthejë dosjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm, teksa ky i fundit pretendon se nuk ka marrë pjesë në krim. Por sipas SPAK ai e di vendin ku u dërgua trupi, pasi ka qenë pjesë.
Çështja e Jan Prengës
Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.
5 persona akuzohen si rrëmbyesit, Aldo Majnishta, Artan Doçaj, Geraldo Martini dhe Marin Bleta dhe Korado Gështenja, të cilët po gjykohen bashkë me Dritan Rexhepin. Ndërkohë, që urdhrin e ka dhënë Gentian Goçi allias Funiqi, ndërsa porositës dyshohet se është Dritan Rexhepi. Jan Prenga dyshohet se u dhunua dhe u vra brenda kompleksit Golden, më pas trupi i tij është zhdukur dhe sot e kësaj dite ende nuk është gjetur.
Komente

Beni analizen gjeologjike te mjeteve te perdorura ne krim,kazmave e lopatave,apo nuk i keni sekuestruar?! Po ky Dritan Rexhepi cfare kujton,se do te dale nje dite nga burgu,prandaj nuk flet?!Fati jot morri fund edhe sikur te te denojme pak me 30 vjet,i ke shtetet e tjera ne rradhe qe po te presin te te denojne dhe nuk jane pak,s'ke per t'a pare kurre driten e lirise deri sa te vdesesh,por dhe atehere nga qelia do te te fusin ne burgun e perjetshem-ne arkivol,prandaj me mire trego,qe te gjejne paqe familjaret e te ndjerit,se sa per ty,Ferri dantesk ku vrasesit jane te zhytur ne mes zjarrit e gjakut qe valon,do te jete shume pak per ty.
Përgjigju