Kronikë

Burg përjetë për kopshtarin e kompleksin ‘Golden’, Festim Bexhdilit! GJKKO: Të bindur se Jan Prenga është vrarë, trupi nuk u gjet

29 Shtator 2022, 15:29| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 16:15

  • Share

TIRANË- Festim Bexhdili nuk shfaqi asnjë pendesë përgjatë gjykimit në Gjykatën e Posaçme. SPAK dyshon se ai e di ku është fshehur trupi i pajetë i Jan Prengës, por asnjëherë nuk pranoi ta rrëfej. Dënimin përjetë Bexhdili do e vuaj në një burg të sigurisë së lartë për katër akuza, rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjesim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ndërkohë, GJKKO dënoi me tre vite burg Olsi Turjan, i cili akuzohet se kreu veprimeve që penguan zbardhjen e ngjarjes, por konsiderohet dënim i kryer pasi prej kohësh qëndronte në masën “arrest shtëpie”.

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, po rata mund të susin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje. Në këto pamje shfaqen rrëmbyesit, Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej në tokë për më shumë se gjashtë orë më radhë pa lëvizur, që sipas SPAK konfirmon se ai kishte ndërruar jetë.

Përse u rrëmbye Jan Prenga?
Gjykata e Posaçme deklaron në vendim se ka bindjen e plotë se Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti grabiti sasinë prej 260 kg heroinë në një port të Britanisë së Madhe. Për të kthyer drogën, Dritan Rexhepi, që ndodhej në atë kohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi urdhëruan të merrej peng. Kur kanë kaluar më shumë se një vit e gjysëm nga dita e rrëmbimit të Jan Prengës, pavarësisht kontrolleve, trupi i tij i pajetë nuk është gjetur.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ELB: 03/10/2022 12:24

    Ky Jani ndoshta ishte i pa fajshëm por ky Astriti është shumë kurvë, mashttus, hajdut, besprep edhe ktë ta kishin hek e jo Janin. Astrit kurva i ktheu lekët e mallin edhe tani ha mut në burgjet e anglis

    Përgjigju
  • Tironsi: 03/10/2022 12:14

    O SHTET LEGEN PO SI E LE PASTRUSEN PA DENUAR. DHE JA NGECET VETEM KOPSHTARIT... PO ROJA, KAMARIERET, GUZHINJERI PSE SI DENONI.... GJYKAT E FLLIQT ME GJITHE POLICI E PROKURORI..

    Përgjigju
  • dori: 02/10/2022 10:54

    shtet i qelbur

    Përgjigju
  • Beni: 30/09/2022 11:45

    Po pse o Prekuror te famshem po me koken e ti e fsheu trupin ai kopshtari po ata te zotet qe kane hoteli nuk dine gje po ju jeni maskarenje ja u mbushi xhepat kastrati dhe ja futet keti kopshtari po ajo ja bene mu qe e kane vrare te tjeret o gjyqtare po cfare beni po jepni drejtesi jo me spekullime turp

    Përgjigju
  • Fshati: 30/09/2022 08:58

    Ne kohen e Enverit thuhej se "nenpunesi eshte sherbetore i popullit", tani thuhet se "pronari i resortit eshte sherbetore i bahçevanit".

    Përgjigju
  • Sufllaqja: 30/09/2022 06:24

    Gjyqi me i deshtum i spak gjkko

    Përgjigju
  • Napolon zerva: 29/09/2022 23:41

    Ata vllezerit e jani preges po se moren hakun jan plera ,,,duhet ti zhdukin keta kriminel zjarr kallashi zjarr pa ndeles fare te gjithe fisheket,,

    Përgjigju
    • hajdute: 30/09/2022 14:34

      Gjithe faji ka qene i mirditoreve. Edhe paralajmerua jane qe te mos prekin mallin e huaj.

    • shoku: 30/09/2022 08:50

      Ata jo harun qe nuk e marrin po dhe mallin e kthyen mbrapsh atje ku e moren dhe paguan demin.

  • Taku: 29/09/2022 23:14

    Seriozisht e kane keta te SPAK-ut te leshit qe vendosen dreqtesi me denimin e bahcevanit? Krimi ndodhi ne pronen e Hajrave. Asnje nga Hajrat flliqesira ne akuze. Kompleksi i krimit u lirua nga sekuestro sepse ishin ortake me Kastratin. Zerat qe SPAK eshte kerbaci i politikes dhe mbrojtesi i njeres pale kriminale po vertetohen per dite. Ne cilin vend te botes me ato pamje dhe prova nuk do denoheshin me burgim perjete Hajrat? Asnje gazete dhe media nuk flet per familjen mafioze Hajri te perfshire 100% ne kete krim. Po degjojme vetem sukseset imagjijare qe na servir Kim e ambasades per KAPS-in.

    Përgjigju
  • Ca bohet: 29/09/2022 21:50

    Vitin e par luleshtari do tregoj qe esht burr, qe ska fol, vitin e dyt do filloj te qaj me lot dhe qurre , ca i bona vetes!

    Përgjigju
  • Turi: 29/09/2022 17:34

    Sa turp që janë këta barbona gjykatës që jua qr , si mund të tregoj ai lumadhi se ku e kanë hedhur trupin kur e di që ka të bëj me njerëz që i zhdukin të gjithë familjen , imagjino po mban burgun përjetë nga frika se e di cfarë e pret . Këta motër qi. a i kanë të gjitha provat dhw faktet se kush ka bër vrasjen dhe kush e ka dhënë urdhrin tani burgun e ha ai që ka fshehur kufomën ?

    Përgjigju
  • Fgg: 29/09/2022 17:10

    Bacevani ishte kapua hahaha

    Përgjigju
  • shoku: 29/09/2022 16:57

    Vellezrit Hajri pijne kafe ke resorti duke numeru eurot

    Përgjigju
  • I drejti: 29/09/2022 16:56

    Ja rrasen kopshtarit

    Përgjigju
  • Paul: 29/09/2022 15:58

    edhe ata vellezerit hajri fuhej te ishin denuar me burgim te perjetshem...ata e veane jan prengen...a ka shtet ketu....

    Përgjigju
  • Turi: 29/09/2022 15:46

    Shtet jo fjale ai eshte kapo banda lulishtari te tjeret nuk kishin lidhje me asgje qr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?