Orgest Drazhi

Vrasja e Jurgen Dukës 3 ditë më parë për radhën në market, gjykata lë të lirë shokun e tij

17 Dhjetor 2021, 11:05| Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 11:17

  • Share

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për Orgest Drazhin, shoku i Jurgen Dukës, i cili u vra 3 ditë më parë në një supermarket në Tiranë. Drazhi u arrestua dy ditë më parë për moskallëzim krimi, ndërsa masa e sigurisë u caktua nga gjykata ditën e djeshme. 36-vjeçari ishte prezent në konfliktin e çastit, që ndodhi mes Jurgen Dukës dhe efektivit të policisë Arbër Sulës për radhën në supermarket.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës (14 dhjetor), në një supermarket në Tiranë në rrugën Irfan Tomini, ndërsa shkak u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa. Autori i vrasjes, me detyre agjent krimesh me detyrë në Dibër, është shpallur në kërkim nga policia.

Konflikti nisi për radhën e kryerjes së pagesës në supermarket, ndërsa viktima Jurgen Duka ka tentuar t'i paguaj edhe pijet policit Sula. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë "nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua". Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar, e pas konfliktit e ka qëlluar me plumb në zemër.

Fillimisht Jurgen Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa në xhepat e rrobave të viktimës është gjetur 2.8 gramë kokainë.

Si ndodhi sherri në market për radhën përfundoi në vrasje, dinamika e krimit në kryeqytet
Siç shihet në pamjet e sigurisë, Jurgen Duka dhe agjenti i krimeve, Arbër Sula, debatojnë fillimisht brenda në një market që ka leje të punojë 24 orë edhe pse jemi në kushte pandemie. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe efektivit Sula ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë personat që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, agjenti i krimeve i cili ishte jashtë shërbimit, del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij Orgest Drazhi. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?