VIDEO/ 'I paguaj unë edhe pijet e tua', sherri i çastit me 1 të vdekur në market në Tiranë! Policit 'iu ngritën nervat', e qëlloi me plumb në zemër 29-vjeçarin! Arrestohet shoku i viktimës

15 Dhjetor 2021, 10:20| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 12:41

  • Share

Orgest Drazhi, 36-vjeç, shok i Jurgen Dukës, i cili u vra në një supermarket në Tiranë, është arrestuar nga policia për mos kallëzim krimi. 36-vjeçari ishte prezent në konfliktin e çastit, që ndodhi mes Jurgen Dukës dhe efektivit të policisë Arbër Sulës për radhën në supermarket.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës (14 dhjetor), në një supermarket në Tiranë në rrugën Irfan Tomini, ndërsa shkak u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa. Autori i vrasjes, me detyre agjent krimesh me detyrë në Dibër, është shpallur në kërkim nga policia.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se efektivi një ditë më parë do t'i nështrohej testit të drogës. Po të njëjtat burime thonë se viktima Jurgen Duka ka tentuar t'i paguaj edhe pijet policit Sula, veprim që duket edhe përmes videos. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë "nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua". Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar, e pas konfliktit e ka qëlluar me plumb në zemër.

Fillimisht Jurgen Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër. Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa në xhepat e rrobave të viktimës është gjetur 2.8 gramë kokainë.

Si ndodhi sherri në market për radhën përfundoi në vrasje, dinamika e krimit në kryeqytet
Siç shihet në pamjet e sigurisë, Jurgen Duka dhe agjenti i krimeve, Arbër Sula, debatojnë fillimisht brenda në një market që ka leje të punojë 24 orë edhe pse jemi në kushte pandemie. Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe efektivit Sula ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin. Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë personat që po përplaseshin fizikisht, por nuk ja del dot. Pas krimit, agjenti i krimeve i cili ishte jashtë shërbimit, del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij Orgest Drazhi. 

 

VIDEO e vrasjes 

 

1639566125_1639560924orgestdrazhi1.jpg

Ora 10:41
U vra për radhën në supermarket, Jurgen Duka tentoi t'i paguajë pijet Arbër Sulës! Efektivit ‘ju ngritën nervat’ dhe e qëlloi me plumb në zemër

1639561880_16395602011639475806duka.jpg

Efektivi Arbër Sula ishte me leje në Tiranë pasi do t'i nënshtrohej testit të drogës, pas vendimit të kryepolicit Gledis Nano. Testi nuk u bë për shkak të ngjarjes. Është larguar në drejtim të paditur dhe ka humbur mes rrugicave. Burime nga policia për Report Tv deklarojnë se viktima Jurgen Duka ka tentuar t'i paguaj edhe pijet policit Sula, veprim që duket edhe përmes videos. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë "nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua". Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar. Acarimi përfundoi me një viktimë. Autori dhe viktima nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin. Detajet e zënkës janë konfirmuar edhe në dëshminë e Orgest Drazhit, mikut të viktimës, tashmë i arrestuar për mos kallëzim krimi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elton: 16/12/2021 08:01

    Po mire ,ai qe e qelloi me grusht pa arsye policin ka faj ,cfare duhet te bente ai i vetem ?Ti lente ta benin cope ne dru

    Përgjigju
  • Resmiu: 16/12/2021 00:34

    Kush e ka bere polic kete mbeturine, te verifikohet informacioni nga rajoni i policise se vendbanimit se cfare shkruhet perpara se te hynte ne akademi, dhe te kalbet dhe ai inspektor. Spurdhjaksi nxjerr armen si mi dhe iken. Fare e ndyre. Pas ka per te ndjekur hija e atij shpirti 29 vjec...

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 15/12/2021 22:19

    Tipike shqiptare, zihen kush ti paguaj!

    Përgjigju
  • Tirana: 15/12/2021 20:21

    Hoqi nje plere nga qarkullimi nje drogaxhi me pak

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/12/2021 19:41

    Policia ne cdo shtet te botes eshte fytyra e shtetit qe drejton aty. Mbajeni veten o njerez, mos lesho fjale qe nuk kthehen mbrapsht… Sot njerezit e kane lekuren e holle…me pak gje ndjehen te fyer..

    Përgjigju
  • POLIC: 15/12/2021 18:59

    POLIC LEGEN P[OLIC LEPER MENJEHER DOREN KE PISTOLETA IMAGJINO SA NJERI I FELLIQ KA QEN.....HE SE ZOTI ESHT I MADH E NE SHQIPERI HAKUN TA MARRIN DERI 5 BREZA....

    Përgjigju
  • Oficeri: 15/12/2021 17:36

    Ai ka bere gabim trashanik qe ka ikur me vrap, Se nuk eshte as burrerore as profesionale Dhe as e zgjuar si ide se ske ku te fshihesh, gje qe mund te ndihmonte ne deshmine e dhene po te qendronte aty.. Ne gjaknxehtesi e siper , i renduar psikologjiisht dhe ne kushte te vetmbrojtjes Te nevojshme, dhe ti akuzonte dhe palen tjeter per armbajtje te dukshme.. ne rastin konkret ishte 1 person i vetem me shume perballe Dhe detyrimisht te arma te con instikti se ky sishte Van dami ti rrihte ! Ai duhet te qendronte te therriste ambulancen, perforcime, Dhe te bente deklarate te zgjuar si efektiv ti ndalonte dhe pjesen tjeter, Qe ne fakt e lane shokun dhe iken te gjithe si plera.. tamam shoket e 2021 !!! Kam pershtypjen me faktet e duhura dhe me avokat te mire Me pak dashamiresi do kishte dale shume me qete, me 5 vjet ja hidhte ndoshta. Kurse ne kte rast kalon ne vrasje ordinere per motive te dobta, Largim nga vendi ngjarjes, tentative mbulim provash, Mos kallzim krimi etj..

    Përgjigju
    • Alb: 16/12/2021 15:26

      Ti e qan kodin penal,mbrojtja e nevojshme eshte nen qe percakton qart perdorimin e forces ne te njejten form per tu mbrojtur jo kur te qellojn me shpull ti qellosh me arme.Gjithsesi ky tipi mund ta ket kryer aktin ne gjendje te dehur ose efekt droge vtm keto mund tia lehtesonin denimin.

  • Shteti: 15/12/2021 16:51

    Ketu fajin e ka shteti edhe pastaj policia e zones qe ka lejuar kete market te operoj pas ore 23:00 qe eshte caktuar si orari i lockdown. Po te ishte e mbyllur market sic e percakton ligji, edhe po punonte policia te mos lejonte levizjen e personave pas ketij orari, atehere krimi nuk do ishte ber Por Policia e shtetit eshte mbushur me plehra edhe me kriminele, qe as ligjet e shtetit nuk respekton. Pse duhet te shpetojn policia e zones edhe patrulla e asaj nates?? Po nuk ishin te koruptuar nuk do ishte ber krimi

    Përgjigju
    • Resmiu: 16/12/2021 00:37

      Po ca thuaj mo koqi, ai ishte polic dhe qelloi si kriminel, ti diskuton orarin.

  • yeet shqiptar he rrace muti: 15/12/2021 15:24

    ven i flliqur korrrupsion mashtrim, kriminalitet, shqiptari vret shqiptarin per fjal goje.

    Përgjigju
  • Kado de: 15/12/2021 14:59

    o policia dilni mor kontrolloni cdo mjet te dyshimt, cdo lokal dhe cdo marsupjal qe qarkullon rrugve. ky vend eshte ne dor te hajvanave me dhe pa uniforme! nga roja deri te komandanti i cdo komisariati te vleresohet psikologjikisht! ALBANISTAN - HAJVANISTAN

    Përgjigju
    • Resmiu: 16/12/2021 00:36

      Jo marsupial por skorpionsa

    • genti: 15/12/2021 17:25

      marsupial hahahhaa i modh je daje .....

  • Shqipe: 15/12/2021 14:07

    Ah sa mire qe kam 20 vjet qe kam ike nga ky vend. Jam shum me fat! Rini e flliqur!

    Përgjigju
    • Trump 2: 15/12/2021 17:21

      Te drejte ke trump, po shiko burgjet me mire qe i ke full jashte Dhe shiko varrezat, mos shiko 1 % qe kane mbijetu, Duhet te behet mire llogaria, se spo flasim per emra te perkoheshem ktu, por per jetgjatsi dhe aftesi e arritje nga shqiptaret neper bote, qe ne fakt jane cope cope ne 90 % te rasteve.. Ty uroj te te shkoj mbare meqe dukesh i arrire.

    • Ai dhe ajo: 15/12/2021 16:58

      Fiks "ajo" si pjerdh njeri vetem punojne atje si skllever dhe ne fund te dites skan takat me ngrejt pantallonat Dhe na bejne sikur jane pronare andej jashte, nderkohe qe nuk dalin 1 here me familjet, vetem shpi rrine dhe mendojne per faturat e muajit. Turp qe krenohen qe kane ikur nga shqiperia, se stregon gje tjeter vec frikes dhe komplekseve me bashkeatdhetaret dhe miresine per te investuar dhe punuar ne vendin tend, Nderkohe jashte punojne rendomte. Ik shqipe se te iku autobusi..

    • trump: 15/12/2021 16:24

      @Ajo, tek vendet qe jemi, shqiptaret kudo jane bere njishi! Dil nga shpella mi non, edhe shih njehere verdall ça bohet se qenke kandahar nga trute.

    • Elion: 15/12/2021 16:00

      Po pse i lexon lajmet per shqiprine o emigrant aristokrat?! Kaq kohe te lire ke?

    • Ajo: 15/12/2021 15:08

      Sindroma e emigrantit shqiptar: Vdes ti tregoje bashkeatdhetareve qe eshte shume i lumtur qe ka ikur por thelle thelle vdes per pak Shqiperi se ne vendet ku jeni as qyrrat sju hedhin.

  • Shkodra: 15/12/2021 13:19

    Ky polici meriton burg perjet . Nuk ka gjykim te shkurtuar sepse nuk eshte vetedorzu

    Përgjigju
    • Lapraka: 15/12/2021 15:21

      Po, kur te vetdorezohet mbas ca dites do ja pranosh gjykimin e shkurtuar. Cfare beni, mo pse flisni kot. Gjykimi shkurtuar eshte ekonomi gjyqesore

  • toni: 15/12/2021 13:01

    Policia e rilindjes, e mbushur me drogaxhi, hajdute dhe kriminele...!

    Përgjigju
  • justice: 15/12/2021 12:51

    U mbush Tirana me kafshe prehistorike. Ptuuuu ...

    Përgjigju
    • Tironsi: 16/12/2021 09:26

      Ca bohet kshu mer jahu? Nga kantnare perfunduam ne kafshe?

  • Hasani: 15/12/2021 11:36

    Sikur mbas ores 23 duhet te jene te mbyllura supermarketet lokalet dhe dyqaner sipas Komitetit Teknik te Eksperteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?