Kronikë

Vrasja e Kasmit, Apeli lë në burg
grekun dhe bashkëpunëtorët

22 Shkurt 2018, 13:20| Përditesimi:

  • Share
TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Eftmimiu Eftimius për lirim nga burgu duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Ai ofroi garanci pasurore 10 mijë euro në këmbim të lirisë, por kërkesa u refuzua. Eftmimiu Eftimius sot nuk ishte ne seance i pranishem. Ai akuzohet si autori i dyshuar i vrasjes së Devi Kasmit në datë 29 Janar në Tiranë. Greku u arrestua disa ditë pas vrasjes, ndërsa ka mohuar akuzat.

Ai i ka cilësuar si spekulime të pa baza akuzat, por sipas prokurorisë ka prova se greku, më pas ish-agjent policie, e ka kryer vrasjen. Gjithashtu në burg janë lënë edhe bashkëpunëtorët; Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është Aurel Hoxhallari. Avokatët kërkuan provat e reja që ka prokuroria, por sot nuk janë dorëzuar.

 

d.b/shqiptarja.com

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?