Ish oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit, vrarë në janar 2020 me snajper. Mbasi ka krahasuar ADN e përftuar nga pështyma e ish specialit, laboratori i policisë së shtetit konfirmoi se nuk ka asnjë përputhje me te dhënat e përftuara në skenën e krimit dhe ne banesën prej nga ku u qëllua nga distanca 150 metra ish pronari i një televizioni. Këto të dhëna do të administrohen nga prokuroria e Lezhës, e cila nuk ka ende një autor për vrasjen e kryer ne Rrëshen.
Ish-efektivi i Forcave Renea, Remal Rada, u arrestua më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, ndërsa në makinë ju gjet edhe një snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Rada mësohet se ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia. Ndërsa nga kontrolli i dytë në shtëpitë e tyre, u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate terminale, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete) të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin. Të arrestuarit janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për armambajtje pa leje dhe mbajtjen pa të drejtë të uniformës, megjithatë burime të pakonfirmuara thonë se nuk përjashtohet mundësia që të arrestuarit të mund të kryenin vrasje.
Armët, thanë burimet, u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, me dyshimet se mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të muajve të fundit. Hetuesit kishin dyshime se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje, por deklarimet e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar në këtë pikë. Burime i thanë Report Tv se fillimisht Rada ka pretenduar se çantën ia ka dhënë një person i tretë, por më tej e ka tërhequr qëndrimin.
Si u vra Kastriot Reçi
Kastriot Reçi, 47-vjeç, babai i një fëmije në pritje të bëhej për së dyti baba pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër me snajper, nga një person ende i paidentifikuar nga policia, por që dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Reçi, ish-bashkë-aksioner i një televizioni lokal tashmë të mbyllur dhe pronar i një rrjeti kabllor, del nga makina 'Mercedes Benz', të cilën e parkon pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet me snajper dhe bie menjëherë në tokë.
Sapo përqafon fëmijën, para syve të të miturit i cili ka parë ngjarjen e rëndë, Reçi qëllohet me snajper duke u rrëzuar në tokë para gruas dhe fëmijës që sapo takoi, ndërsa njerëzit më pas largohen në panik. Kastriot Reçi u qëllua rreth orës 11:00 dhe ishte nisur si çdo ditë për të shkuar në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku u qëllua për vdekje. Autori, emrin e të cilit policia nuk e ka ende, ishte veshur si grua, me fustan dhe paruke, dhe kishte hipur në katin e shtatë të një pallati rreth 150 metra larg, në apartamentin e mikut të Tonin Gjinit, njohur edhe me emrin Armando, gjithashtu i vrarë vite më parë në Rrëshen, njohur si pjesë e grupit të Met Kananit dhe i arrestuar për drogë në 12 Maj të 2018. Mënyra e ekzekutimit dhe zgjedhja pikërisht e këtij apartamenti i çon hetuesit drejt pistës së hakmarrjes, pasi Reçi, edhe pse zyrtarisht asnjëherë e faktuar me prova, dyshohej të fshihej pas vrasjes së Tonin Gjinit në 12 gusht 2019.
Ska lidhe me ase gje ky
PërgjigjuDihet kushe e ka vra recin . Asht shkodran ai qe e ka vra me preudonimim SHASHO. Ka vra nji djal te ri te nji tallava ne periferi te shkodres e asht ne kerkim . Vrau recin dhe xhabir shegen te dy me snaiper
PërgjigjuO lezha po ti qenke thesar informacjonesh mor bos , ns e bane shashon si te jete "american sniper "
Cja fusni kot! Remali ska lidhje me asgje, ai nuk vret nje pule, Mos u mundoni te gjeni autoret kot Kur i keni ne trekendshin fushekruje durres tirane, Nxirreni kte te shkretin se ska pike lidhje, Ky ka faj vetem qe ka qene ne ate makine Dhe armen e mban njeriu ne shpi per vetmbrojtje dhe pasion Se 20 vjet ushtarak. Te tjerat , si dylbi dhe thike i ka cdo njeri i apasionuar ne shpi, Dhe pushke ke me mijra vete qe i mbajne ne shpi per ndonje gjueti Dhi e eger ose derr neper male. Mendoni pa poshtersi jo me tendence se nuk fitoni gje Nga nje i pafajshem ne burg. Kapni autoret e vertete te ngjarjeve po keni bythe. Po sju a mban se e i dini mire.
PërgjigjuKy esht kriminel. Po targen pse e kishte modifiku qe te mbulohet me buton ??? Po targat e vjedhura pse i kishte ne shpi ??
Ore ky esht djal per se mbari e di gjith tirana
Përgjigju