Joy A yoko

Vrasja e kenianes, vijojnë hetimet! Prokuroria sekuestron celularët e 6 të shoqëruarve para 2 ditësh! Pritet zbardhja

1 Maj 2023, 13:29| Përditesimi: 1 Maj 2023, 13:33

  • Share

Policia edhe prokuroria vijojnë hetimet në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Ayoko, pasi morën në pyetje gjashtë persona të dyshuar që kishin njohuri për ngjarjen. Celularët e të gjashtëve janë sekuestruar dhe tashmë prokuroria mund të ketë në dorë fakte që mund të ccojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.  Në Prokurori nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi deri më tani.

Ndërkohë 2 celularët e Joy mbeten të pahapur, njëri iPhone që nuk është hapur asnjëherë dhe një tjetër që në fillim dyshohet se ka qenë i hapur, por në rrethana të pa qarta i është ndërruar kodi hyrës. Të dy vijojnë të jenë në laborator dhe nuk janë përftuar biseda që mund të ndihmonin të zbardhnin ngjarjen.

Sakaq 6 personat që u shoqëruan pak ditë më parë nga policia e Tiranës si të dyshuar që kanë dijeni për vrasjen e të resë nga Kenia, Joy Ayoko janë lënë të lirë. Mes personave të shoqëruar ishte edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit.

Si ndodhi ngjarja?
E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Shoqet e dhomës kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëra tjetrën, e ndërsa i dyshuar ka qenë edhe shoferi i kazinosë. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin. 

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?