Momenti kur punonjësi i Konsullatës Saudite del me çanta të zeza

Bota
Top 24

Vrasja e Khashoggit, publikohet videoja kur punonjësi i konsullatës saudite transporton pjesët e trupit të gazetarit

2 Janar 2019, 08:42| Përditesimi: 2 Janar 2019, 09:39

  • Share

Televizioni shtetëror turk ka transmetuar një video ekskluzive ku shihet një person duke dalë nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll me çanta në duar në të cilat dyshihet se gjendeshin pjesët e trupit të gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi.

Në video duket personi ende i paidentifikuar duke nxjerrë pesë çanta të zeza sportive nga dalja kryesore e Konsullatës në të cilën gazetari Khashoggi u vra në fillim të tetorit.

Edhe pas publikimit të videos ende nuk ka një reagim nga autoritetet saudite sa i përket faktit se çfarë ndodhej brenda çantave.

Jamal Khashoggi ishte një kritik i princit të kurorës Muhammed bin Salman. Ai  u vra nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Khashoggi jetonte në Amerikë dhe ndodhej në Turqi vetëm  për të marrë dokumentet në mënyrë që të martohej me të fejuarën e tij turke.

Fillimisht qeveria saudite e mohoi vrasjen e tij, ndërsa më pas ndryshoi qëndrim duke pranuar se ai ishte vrarë aksidentalisht në konsullatë pas një grindje me një ekip të dërguar për të negociuar kthimin e tij në atdhe.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?