Bota

Vrasja e kineastes nga Alec Baldwin, stafi po qëllonte kanaçe birre me plumba të vërtetë pak para ngjarjes tragjike! Ndaj aktorit mund të ngrihen akuza penale

27 Tetor 2021, 09:16| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 09:21

  • Share

Ngjarja e rëndë në botën e Hollywood-it , ku drejtorja e fotografisë Halyna Hutchins humbi jetën pasi u qëllua aksidentalisht nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimeve është ende në hetim ku fokusi kryesor është tek municionet që janë përdorur në shesh xhirim.

Arma që përdoren për xhirim janë pa municion të vërtet, por në këtë ngjarje, vetë aktori Baldwin nuk e dinte që po përdorte një armë me plumba të vërtet pasi sipas tij, i ishte thënë e kundërta.

Se si përfunduan plumbat e vërtet në atë pistoletë që shkaktoi vdekjen e drejtores së fotografisë së filmit ende nuk dihet, por sipas hetimeve deri tani është zbuluar se arma po përdorej më herët nga anëtarë të stafit duke qëlluar kanaçe birre për t’u argëtuar dhe kaluar kohën.

Kur erdhi koha e provave për film, asistenti i parë i regjisorit David Halls i ka dhënë aktorit po këtë armën duke thënë se “është një armë e ftohtë” term që përdoret në film për të treguar se arma nuk ka municion të vërtet brenda. Më pas ndodhi tragjedia.

Prokuroria tha se një 'sasi e madhe plumbash' ishin gjetur në set , ndërsa ndaj aktorit Alec Baldwin  nuk përjashtohet mundësia e ngritjes dhe akuza penale.

Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks nga aktori në xhirimet e filmit 'Rust', ndërsa regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?