Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, gjykata italiane: Autori algjerian është i rrezikshëm

31 Gusht 2023, 09:57| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 18:52

  • Share

ITALI- Gjykata italiane ka dalë në përfundime të reja sa i takon autorit algjerian Fatah Malloul që masakroi me shtizë shqiptarin Klajdi Bitri në Itali.

Sipas mediave italiane, Melloul është cilësuar nga gjykata si kriminel i rrezikshëm i cili e ka të pamundur të kontrollojë temperamentin e tij dhe mund të kryejë vrasje sërish. Autori 27-vjeçar është lënë dje në burg nga autoritetet italiane.

Klajdi Bitri, i lindur në Itali, me nënshtetësi shqiptare, u qëllua me një shtizë peshkimi nga Fatah Malloul nga Algjeria, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin ku ishte përfshirë shoku i tij. Autori algjerian Fatah Melloul, 27-vjeç, u largua pas vrasjes me një automjet tip Opel Astra ngjyrë gri, por u ndalua nga policia katër orë më vonë.

Ndërkohë, këtë të enjte pritet të mbërrijë në Shqipëri edhe trupi i Klajdi Bitrit. Ndërkohë është kontraktuar agjencia funerale për transportin dhe do të jetë Bashkia Lushnjë që do të mbulojë shpenzimet e sjelljes në atdhe të trupit.

Klajdi Bitri do të nderohet edhe nga Bashkia e Ankonës, pasditen e sotme do të mbahet një ceremoni përshpirtjeje dhe marshim nderimi për një djalë shqiptar me zemër kaq të madhe.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?