Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

28 Nëntor, 11:50| Përditesimi: 28 Nëntor, 14:58

  • Share

TIRANË - Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, Klaudio Prendi, do të hetohet tashmë nga Prokuroria e Posaçme. Burime thonë se ngjarja e rëndë dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal, çfarë do të thotë se është kompetencë e SPAK për të vijuar hetimet për zbardhjen e saj.

Klaudio Prendi u ekzekutua pak pasi kaloi mesnata e 18 nentorit sapo hipi në makinën e tij pranë Xhamllikut në Tiranë, ndërsa më herët kishte qenë në lokal në shoqërinë e miqve të tij, përfshirë disa efektivë policie.

Autorët qëlluan nga një makinë “Audi” dhe iu deshën vetëm 4 sekonda për të shtënë 5 plumba, që i morën jetën në spital 27-vjeçarit.

Me të po pinin më herët kafe 3 efektivë policie, 2 prej të cilëve e dërguan në spital, ndërsa i treti ndoqi makinën e autorëve, por humbi gjurmët pranë rrethrrotullimit të Farkës.

Ndërkohë rezultoi se makina tip "Audi" e autorëve të vrasjes së Klaudio Prendit, e cila u gjet e shkrumbuar në zonën e Farkës, një orë pas vrasjes rezulton e vjedhur rreth një vit më parë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Identifikimi është bërë nga numri i shasisë së makinës, e rikuperuar nga ekspertët.

Policia po heton pistën e borxhit 15 mijë euro dhe aktivitete të paligjshme në fushën e fajdeve dhe lojërave të fatit.

Babai i tij, gjyqtari Fran Prendi i larguar nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, njihet për dënimin e grupeve të mëdha kriminale, përfshirë Emiljano Shullazin. Gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Deri tani nuk ka asnjë  gjurmë nga autorët, ndërsa pistat që po verifikohen nga grupi hetimor është ajo e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete dhe lidhje të dyshimta jashtë vendit.  Ka dyshime se persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk u ka shlyer.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 28/11/2024 13:38

    Po ça boni se lat nom.Për ça i përmendi kto që ka dënu ky?Mili,Letizzia etj etj.Kti ja boni koka se kshu ësht kur do me bo si golaxhi,t'vin ta çajn rrjetën njerzit e si rruhet kujt se ësht në shoqërin e policve apo ministrave.Koka bo koka pëso.Leni mos përmendi mo gjygjet që ka bo Prendi se nuk i rruhet kujt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?