Kronikë

Vrasja e Klaudio Prendit/ U ekzekutua nga vrasës me pagesë, policia në gjurmët e autorit e porositësit! Djali i ish-gjyqtarit me borxhe nga lotot

9 Janar, 11:41| Përditesimi: 9 Janar, 12:40

  • Share

TIRANË - Gati dy muaj pas vrasjes së djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, Klaudio Prendi në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë, policia po bie në gjurmët e autorëve dhe porositësve të krimit, që nga hetimet e deritanishme të SPAK, dyshohet se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Burime për Report Tv thonë se policia ka shoqëruar të tjerë persona për t'i marrë në pyetje dhe ka dyshime të forta se në mesin e tyre mund të jenë edhe autorët dhe porositësit që kanë paguar për vrasjen e 27-vjeçarit Klaudio Prendi.

Djali i ish-gjyqtarit dyshohet se merrej me aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive, dhe ishte përfshirë në disa konflikte pasi nuk i jepte lekët fituesve, duke u përfshirë në një borxh prej të paktën 15 mijë euro. Hetuesit po verifikojnë edhe një tjetër pistë, atë të borxheve të krijuara nga paratë me fajde.

Mesnatën e 19 nëntorit të vitit të kaluar, Prendi ishte në lokal në shoqërinë e tre miqve të tij, efektivë policie, Autorët, që po e ruanin, pritën sapo mbaroi kafen dhe u fut në makinën e tij “G Class”, parkuar përballë lokalit. Aty i dolën paralel me një automjet Audi të vjedhur 1 vit më parë te Liqeni, me targë gjithashtu të vjedhur në Greqi dhe vetëm në 4 sekonda e qëlluan me 5 plumba me silenciator.

Një prej policëve shok me Prendin ndoqi autorët por i humbën tek rrethi i Shkozës, ndërsa 2 efektivët e tjerë çuan të riun në spital. Autorët u larguan drejt Farkës, dogjën makinën dhe nga aty humbën çdo gjurmë

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?